Sekreti i dobësimit të Shakirës pas lindjes

Dita

Këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie”, nuk ka nevojë për “filter” përsa i përket linjave trupore. Që prej lindjes së djalit të dytë Sasha, Shakira nuk ka publikuar foto dhe ka zgjedhur pikërisht US Weekly për të ndarë me publikun eksperiencën e saj të “dietës”.

Artistja me famë ndërkombëtare është shfaqur në foto sëbashku me trajneren e saj personale, Anna Kaiser, të cilën e ka falenderuar që përgjatë 8 muajve të fundit kanë ndarë me njëra – tjetrën ushtrime të ndryshme fizike për të arritur në këto linja të përsosura.

Shakira më tej ka treguar se është njohur me trajneren e saj përgjatë kohës së promovimit të albumit muzikor,  ”She Wolf”. Kaiser ka patur edhe kliente të tjera me famë siç është Sofia Vergara dhe Kelly Ripa.

Sekreti i Shakirës për rënien në peshë lidhjet jo vetëm me një dietë të ekuilibruar, por edhe me ushtrimet fizike të cilat i ka kryer çdo ditë në mënyrë që trupi të mësohet me ritmet e lëvizjeve, duke mos i kundërshtuar ato. 38 – vjeçarje tregon se duhet vetëm pak vullnet për të arritur një fizik të rregullt, ndaj mos hiqni dorë nga t’u ndjerit e dëshiruar për sytë e të tjerëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *