Ka dhënë gjithë jetën lajme por ky fundvit që sapo kemi lënë pas i ka dhënë asaj një lajm: Gazetarja e njohur Ilva Tare po jeton ditët më të ëmbla që një grua mund të provojë, atë të pritjes së një bebeje. Ilva pret të bëhet nënë dhe madje bebja, me llogaritë e para, duhet të vijë në jetë diku nga Qershori.
Gazetarja, prej më shumë se një viti bashkëjeton me Eduard Selamin, një nga themeluesit e PD dhe aktualisht deputet. Selami është baba i tre djemve nga martesa e parë, dhe do të bëhet baba për herë të katërt. Lajmin e bukur Ilva e ka ndarë fillimisht natën e Vitit të Ri me nënën e saj, Liljanën. Nga burime konfidenciale, thuhet se ajo ka qenë në Amerikë me pushime kur ka mësuar se pret një bebe.
Miqtë e afërm thonë se ajo ka gjetur edhe variantet e emrit në varësi të gjinisë. Prindërit e Ilvës bëhen për herë të parë gjyshër dhe thuhet se edhe dy motrat janë shumë të ngazëllyera që do të bëhen teze.
Çifti Selami-Tare po e përjeton me shumë emocion këtë periudhë. Ilva nuk ka shtuar asnjë kilogram duke vazhduar të duket mjaft elegante, por për një sy të vëmendshëm, mund të ishte kuptuar qëkur. Tare ka disa muaj që nuk ndërron ngjyrën e flokëve tek të cilat bie tashmë në sy rrënja e flokëve origjinalë të saj. Por kemi mësuar se as që do t’ja dijë më për ngjyrat e flokëve edhe pse ende barku nuk duket shumë, ndoshta një formëzim i ëmbël por që nuk bie në sy.
Nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë intensivisht punën deri në fund të shtatzanisë, por për momentin ajo po punon me kohë të plotë, duke përballuar ngarkesën që jep drejtimi i informacionit në një televizion 24 orë lajme./E.R

Urime Ilves se eshte gazetare e embel dhe drejton shume bukur emisionet
DELETED
Te trashegohen duken si 2 pellumba.
Per lajme te tilla gjithmone kam urimet me te mira, ju ardhte me mbaresi ne jete!
Dale bre burra me keti urime se nuk eshte martuar…