Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në një nga intervistat e tij të rralla për revistën “Mapo”, dhënë gazetarit Alfred Lela, tregon përpjekjet e tij për realizimin dhe miratimin e Reformës në Drejtësi. Ambasadori tregon bisedat me Kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, kreun e opozitës Basha, por edhe ishkryeministrin Berisha për të arritur konsensusin për miratimin e reformës.
Ai shprehet se ka folur hapur me deputetë të ndryshëm të Kuvendit, duke i treguar edhe pasojat që do të kishin nëse nuk e miratonin atë. Interesin e lartë të SHBA-ve për këtë reformë, Donald Lu e shpjegon me faktin se SHBA-të nuk mund të kenë një partner si Shqipëria apo dhe marrëdhënie tregtare, nëse nuk ka një sistem drejtësie ligjor dhe funksional.
Në rrëfimin e tij për zhvillimet politike në Shqipëri, ambasadori Lu, pasi përmend efektet e para të ligjit të dekriminalizimit, përmes emrave konkretë të të zgjedhurve lokalë dhe qendrorë, shprehet se në zgjedhjet e 2017-s nuk do të ketë më individë me të shkuar kriminale.
Ai flet dhe për traditat shqiptare, si mikpritja, por dhe për ushqimin e shijshëm që ha në restorantet shqiptare. Donald Lu është i mrekulluar me gjuhën shqipe, të cilën vijon ta perfeksionojë, ndërsa nuk harron të përmendë takimet e tij me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, të cilin e vlerëson si thesar kombëtar, ndërsa veçon romanin e tij “Kush e solli Doruntinën”.
Zoti ambasador, disa njerëz mund të pyesin se përse ka kaq shumë presion nga amerikanët, nga Departamenti i Shtetit dhe nga ambasada që ju përfaqësoni? Përse kaq shumë presion për këtë reformë në veçanti? Cilat janë interesat e amerikanëve tek ajo?
Unë e kam thënë qartazi se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që Shqipëria, një aleate e NATO-s dhe e Shteteve të Bashkuara, të ketë një sistem ligjor të ndershëm dhe funksional. Kjo është e rëndësishme për interesat tona për sigurinë, si anëtarë të NATO-s, është e rëndësishme për interesat tona tregtare si partnerë ekonomikë dhe është e rëndësishme që ne të kemi vlera të përbashkëta që ndajmë me njëri-tjetrin, ndërsa Shqipëria ecën përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe ndërsa ecim përpara së bashku në koalicione kudo në botë për të mbrojtur lirinë, kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e asaj çka nënkupton demokracia.
Si jeni ndier, apo çfarë menduat për ata njerëz që ngritën termin apo tezën se Shqipëria do të humbiste sovranitetin, nëse aprovonte këtë ligj? Pati disa gazeta, disa opinionistë, disa politikanë që e ngritën këtë ide. Ishte spekulim?
Ju e keni dëgjuar ambasadoren Nuland teksa fliste për sovranitetin e Shqipërisë. Ne, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara kemi folur për sovranitet. Për të qenë i sinqertë, ajo që është bërë në Uashington, Bruksel dhe këtu në Tiranë pasqyron faktin se qeveritë tona, qeveritë e Bashkimit Europian dhe e Shteteve të Bashkuara po mbështesim diçka që ne besojmë se mbështetet nga populli shqiptar.
Çfarë është sovraniteti dhe demokracia, përveçse mbështetja e vullnetit të popullit? Prandaj edhe pati shumë kritika për ato që në media u interpretuan si kërcënime. Ajo që mund të them se ne bëmë, si në çdo demokraci, ishin diskutimet e hapura me udhëheqësit politikë, anëtarët e Parlamentit, udhëheqësit e partive.
U thamë atyre se ky është vendimi juaj, vendimi juaj sovran, ajo çka ju si individë vendosni, por donim edhe që ata ta dinin se nëse votonin kundër kësaj reforme, do të kishte pasoja. Do të kishte pasoja për Shqipërinë në lidhje me marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara, por edhe pasoja individuale për persona të caktuar në lidhje me Shtetet e Bashkuara.
Cilat do të ishin këto pasoja individuale që përmendni?
Më lejoni ta përfundoj, duke thënë se Uashingtoni e bëri këtë në mënyrë shumë të ndërgjegjshme dhe e bëri këtë në solidaritet me popullin shqiptar. Ne nuk do ta bënim kurrë këtë gjë pa kuptuar më parë se çfarë donin shqiptarët. Ka pasur shumë spekulime në media mbi ato që do të ishin pasojat. Lejomëni t’ju them se shumica e këtyre spekulimeve ishin të gabuara dhe se njerëzit kanë një imagjinatë mjaft krijuese për këto pasoja, por ato ishin biseda private me secilin politikan.
Ambasada nuk e përgënjeshtroi asnjëherë thashethemin apo faktin, quajeni si të doni, se zyrtarë të ambasadës u dërguan mesazhe telefonike në celular disa politikanëve, duke i kërcënuar ata që të miratonin reformën. A u dërguan mesazhe të tilla, apo edhe ky ishte një tjetër spekulim?
Lejomëni t’ju them se të gjitha bisedat e mia mbi pasojat dhe mbi marrëdhëniet janë bërë të tëra ballë për ballë, ashtu si ne bëjmë në një demokraci. Ashtu siç jemi ulur sot ne të dy duke biseduar për këto çështje, ashtu edhe ne u ulëm me shumë politikanë. Ata na bënë pyetje, ne u bëmë pyetje dhe më pas biseduam edhe për pasojat. Këtë e bëmë si rezultat i udhëzimeve nga Uashingtoni.
Ju përmendët Partinë Demokratike. Ka pasur një perceptim në një kohë të caktuar se jeni treguar i padrejtë me z.Basha, ku bëtë disa deklarata të ashpra. Nëse kthehemi pas, ju keni pasur një marrëdhënie të ngrohtë me z.Basha, të cilin paraardhësi juaj, z.Arvizu e quajti “yll në ngritje”, por të cilin ju shpeshherë e keni bërë të duket si “yll në zbritje”. Çfarë ndodhi?
Më lejoni të përsëris diçka për të cilën folëm më parë, që në të gjithë botën, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadat amerikane punojnë ngushtë me opozitën. Është pjesë e asaj që ne si amerikanë bëjmë, është pjesë e sistemit tonë të besimit që opozita duhet të ketë një zë në të gjitha vendet ku ne kemi partneritet dhe këtu përfshihet edhe Shqipëria.
Ne kemi punuar ngushtë me socialistët kur ata ishin në opozitë në Shqipëri dhe po punojmë ngushtë me demokratët që janë aktualisht në opozitë. Është tërësisht e vërtetë se kur z.Basha paraqiti pengesa për Reformën në Drejtësi, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara folën me sinqeritet për këto pengesa.
Dua të them gjithashtu se edhe kur z.Rama krijoi probleme të tijat në ecjen përpara me reformën, ne kemi qenë po aq të sinqertë me z.Rama. Për mua, ajo që është më e rëndësishme për t’u reflektuar, është se në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut, ju kishit mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste, LSI-së dhe të gjitha partive të tjera të vogla për një reformë të kërkuar nga populli shqiptar. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Nuk besoj se do të shohim një të tillë për vite të tëra. Ky është një moment historik për Shqipërinë.
Pra, ajo që ndodhi midis jush dhe z.Basha tashmë është fshirë për shkak të rezultatit pozitiv të reformës?
Për z.Basha, z.Rama dhe z.Meta, më lejoni të them se të gjithëve ne na la mbresa roli që LSI-ja luajti për t’i mbledhur të gjithë së bashku në fund, demokratë dhe socialistë. Ne ishim kritikë ndaj Partisë Demokratike në momente të caktuara, kjo është e vërtetë, por është me të vërtetë mbresëlënëse që në fund ata arritën të gjejnë një formulë, një kompromis, që ata vetë krijuan dhe shkruan, dhe të cilën mund ta mbështesnin. Mendoj se është po aq mbresëlënëse që z.Rama dhe socialistët ishin aq fleksibël sa ishin gjatë ditëve të fundit, sepse pa fleksibilitetin e tyre nuk do të kishte pasur kompromis për të ecur përpara.
Meqenëse përmendët z.Meta, ka pasur një perceptim se ai ishte pengesa e vërtetë e kësaj reforme, por gjërat ndryshuan sepse ai votoi për reformën dhe luajti rolin e negociatorit në momentin e fundit. Një tjetër perceptim ishte se z.Meta u anashkalua nga Departamenti i Shtetit, nga znj.Nuland, z.Kerry etj. dhe nuk iu caktuan takime gjatë vizitave të tyre. A keni një ide përse u krijuan këto perceptime?
Z.Meta është kryetari i Parlamentit Shqiptar. Ai është gjithashtu prej një kohe të gjatë edhe një partner i Shteteve të Bashkuara. A bie unë dakord me z.Meta për çdo gjë? Pa dyshim që jo! Por ne kemi marrëdhënie të mira dhe do të vijojmë të kemi një partneritet të fortë. Z.Meta gjithashtu viziton shpesh Shtetet e Bashkuara. Ai ka marrëdhënie të ngushta me disa nga anëtarët e Kongresit dhe Ambasada Amerikane, ashtu si për të gjithë zyrtarët e lartë, ka ndihmuar në organizimin e takimeve të tyre në Uashington. Ne kemi punuar ngushtë me zyrën e z.Meta për të gjitha vizitat e tij në Uashington.
Personalisht, ju vlerësoj për mbështetjen që i dhatë opozitës kur ata filluan të denoncojnë publikisht, në Parlament dhe nëpër bashki, elementë sipas tyre të inkriminuar gjatë asaj që më vonë u njoh si “dekriminalizimi”. A keni menduar ndonjëherë se, ata njerëz që juve i luftuat fort, të paktën duke i denoncuar publikisht, u përzgjodhën nga po ata njerëz që pretendonin se donin që Reforma në Drejtësi të miratohej. A ka një paradoks këtu, se këta njerëz që i vunë këta individë në poste të larta, dilnin në publik dhe thoshin se kjo reformë duhej patjetër, se ishte gjëja më e mirë që na kishte ndodhur?
Mua më duket një paradoks. Mendoj se është pa dyshim e vërtetë se në Shqipëri dhe në shumë vende ekziston një lidhje midis kriminelëve dhe krimit të organizuar dhe interesave të fuqishme tregtare. Mendoj se nuk mund ta vëmë në dyshim se në Shqipëri, pothuajse çdo sektor i ekonomisë, ka lidhje me krimin e organizuar, në ndërtim, në farmaceutikë, në transport, në çdo gjë që mund të imagjinoni ka elementë kriminalë që punojnë në mënyrë aktive. Mendoj se kjo është e vërtetë edhe në politikë, fatkeqësisht, dhe se në çdo parti ka lidhje midis kriminelëve dhe politikanëve.
Unë nuk jam i kënaqur që e them këtë, por mendoj se është e vërtetë. Prandaj dhe mendoj se është e rëndësishme që Shqipëria ka ecur përgjatë rrugës së dekriminalizimit. Pjesë e kësaj rruge ishte ligji për dekriminalizimin, por mendoj se ai ishte vetëm një pjesë e historisë. Mendoj se publikut i ka ardhur në majë të hundës me këta kriminelë, sidomos kriminelë që janë në poste shtetërore. Dhe jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë.
Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm.
Dhe kjo nuk mendoj se ndodhi sepse partitë politike vendosën se nuk i donin më këta njerëz, por sepse shqiptarët u ngritën dhe thanë “mjaft me këtë”, dhe media u përqendrua tek disa aktivitete kriminale të politikanëve. Dhe gazetarë të guximshëm kanë bërë kërkime për të gjetur të vërtetën e së kaluarës, e së kaluarës skandaloze, të disa prej këtyre politikanëve.
…Nuk mund të harroj zotin Berisha. Ju jeni takuar me të shumë herë. Ai është ish-kryeministër, një prej politikanëve kryesorë të këtyre 25 viteve të fundit. A ka ai një rol në procesin e vendimmarrjes së Partisë Demokratike apo ju e takoni për atë që ai përfaqëson, një prej figurave kryesore të tranzicionit shqiptar? Dua të them, përse i kushtoni kaq vëmendje një politikani që është tërhequr, ka dalë në, le të themi, “gjysmë pensioni”?
Nuk besoj se z. Berisha do binte dakord me ju se pothuajse ka dalë në pension. Unë e pranoj që z. Berisha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk është as drejtuesi i opozitës.
Por ai është një person me ndikim në Shqipëri dhe unë besoj me vendosmëri se është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të popullit të Shteteve të Bashkuara, që përfaqësuesit e tyre, unë dhe persona të tjerë që punojnë në ambasadë dhe njerëz në Uashington, të jenë në kontakt me njerëz që kanë ndikim. Kështu, duke u mbështetur në këtë kriter, unë shpresoj që t’i vazhdoj takimet e mia me z. Berisha dhe të vazhdoj të kërkoj këshillën e tij.
Nëse do të përmendnit diçka që ju tërheq dhe diçka që ju acaron nga Shqipëria, cilat do të ishin ato?
Përgjatë Reformës në Drejtësi kalova kohë të gjatë duke biseduar me politikanë dhe duke ndjekur politikën. Po ju them edhe një sekret tjetër, më duhet ta pranoj që nuk i shoh televizionet shqiptare sepse më tërbojnë.
Gjithë ata njerëz që bërtasin, që gjatë gjithë kohës i ulërasin njëri-tjetrit dhe nëse më duhet të them diçka që më acaron është niveli i dialogut politik, i cili është shumë konfrontues, i shëmtuar dhe personal. Kjo ndodh edhe në Uashington, edhe në Londër, edhe në Berlin, por këtu merr një nuancë hiperbolike, ku nuk ka rëndësi e vërteta apo gënjeshtra, njerëzit vetëm sulmojnë njëri-tjetrin pa asnjë kufi.
Dhe nëse do të përmendja diçka që më frustron dhe më acaron dhe do të doja ta ndryshoja, është që njerëzit të kenë disa kufij në diskutimet publike. Mendoj se me kalimin e kohës, Shqipëria do t’i vendosë disa kufij.
Marrë me shkurtime nga revista “MAPO”

PO QE SE PERFAQESON OBAMEN E JO ‘LOBIZMIN ANTISHQIPETAR……!?
Dergoi note proteste ne emer te shtetit amerikan shtetit te vatikanit qe me rastin e shenjterimit te shen Tereza e Kalkutes populli shqipetar u perfaqesua nga KRIMI KORRUPSIONI FONDAMENTALIZMI ISLAMIK DHE VRASES!?
-Kerkoje urgjent qUrravise se Bathores dhe parlamentit te ‘leshit’ te Topallit e like florinjve :Te terheqin URGJENT te ngarkuarin me pune prane SELISE SE SHENJTE per lejimin e perdhunimin e Vatikanit dhe baltosjen e SHENJTERIMIT nga te PA FETE e popullit shqipetar qe perjeton mjerimin!
PERRALAT E ARVIZIUT SALIUT E FEVZIUT NE-Gjuhen kineze te zonjezes LU lushka
Besoj qe cdo njeri e ka te qarte pse shume Ambasadore Amerikane ne Tirane behen pro partis Socialiste,Duke filluar nga ambasadorja Mariza Lino e deri ke Arvizu apo dhe LU
ILIR LLALLA
Sa “ish” Sigurimsa punojne në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tirane… ?
S. DrasatiPregatiti per botim Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990
Pjese e nomenklatures te Sigurimit (famekeq) te Shtetit, Instruktore qe kane ne Curiculumin e tyre pregatitjen e Grupeve terroriste qe nga Lindja e Mesme e deri tek Grupet Marksiste te Amerikes Latine etj., spijuna e xhelat që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e Fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike, për ironi sot “strehohen” me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim.
Selia Diplomatike e Shteteve te bashkuara ne Tirane, ndoshta nga keqinformimi apo nga pa mundesia per te kontrolluar te kaluaren e ketyre personave, fyejne kujtimin e te kaluares diktatoriale 50-vjecare te popullit shqiptar duke punesuar keto pinjolle te dhunes marksiste te cilet masakruan nder celi e burgje dhe te likujdimit të njerezve që luftuan për Lirine e fjales e te mendimit, symbol i te ciles ato besuan deri ne vdekje se jane Shtetet e Bashkuara.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi,
Survejues i ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:”Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!” Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në Bllok.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
“Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja”, thekson Veliu me modesti.
Edhe sikur të mos quhej Lug i Zi, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti nga Tropoja,
Baba i profesorit dhe akademikut, Presidenti i Universitetit, Lisen Bashkurti. I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar: “Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha”.
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!”
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, me origjine Korça.
Shprehja e tij më e spikatur: “Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: “Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument”.
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
“Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen”… është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
“Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka”. Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
“Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!”
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
“Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver”, ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
“Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm”, ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
“Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!”, i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
“Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi”, është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:”Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve”.Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:”Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së Imperialistëve Amerikanë në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.
Ju e thoni sot per terbimin e programeve te telivizorve ne Shqiperi.Jam mbi 100% me juve.
Po te ishte,ish Rajersoni i vitit 1990 do i vlersonte te shkelqyera.
Keshtuqe diplomacia Amerikane ka ba perparime me vendosjen Tuaj diplomat ne Shqiperi.Deri me sot jeni diplomati ma frutdhenes ne mbeshtetje ne rrugen e ndershme qe don populli.
Më lejoni të përsëris diçka për të cilën folëm më parë, që në të gjithë botën, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadat amerikane punojnë ngushtë me opozitën. Është pjesë e asaj që ne si amerikanë bëjmë, është pjesë e sistemit tonë të besimit që opozita duhet të ketë një zë në të gjitha vendet ku ne kemi partneritet dhe këtu përfshihet edhe Shqipëria.
Atehere pse Vetem me opoziten e kosoves ,ambasada amerikane nuk punon?Nuk Jane te mjaft te korruptueshme nga ‘miqte e ambasadoreve’ ndoshta!
Qe ne fillim ambasada amerikane shkelmoj drejtesine,ku pranoj te eshte per ligjin e pronave…
Antikorruptioni i tyre eshte kozmetik’vetem te heqin nje a d’y njereze po mos te preken ‘miqte e tyre’ si Méta me te cilin ky ambasador paska marredhenje aq te mira sa na bene te dyshojme mos eshte i verber!…
Pse paskan pasur aq nevoje me heq qafe koco kokedhimen ,qe u bâ koke Turku,per kete lufte antikorruption eshte pyetja tjeter.
Se kjo lufte eshte vetem me i hap rruge miqeve,apo jo!