Sekreti i Oksitocinës dhe… çfarë na shkakton një masazh i mirë

editor

Oksitocina është… çelësi për të patur marrëdhënie të mira.

Shkencëtari Pol Zak thotë, “Duke filluar nga viti 2001 kolegët e mi dhe unë kryem një numër eksperimentesh, që na treguan se kur niveli i oksitocinës rritet, djali ose vajza vepron në mënyrë shumë më të kujdesur, madje, edhe me ata që nuk i njohin fare.”

Oksitocina, jo vetëm i bën njerëzit më miqësorë, më empathikë dhe me më shumë besim, por ajo, gjithashtu, stimulon çlirimin e hormoneve të tjera, që përmirësojnë kualitetin e marrëdhënieve midis njerëzve.

Kur një stimul social pozitiv, nxit çlirimin e oksitocinës, kjo “Molekulë Morale”, nga ana e saj, nxit çlirimin e dy neurotransmetuesve që na bëjmë të ndjehemi mirë: dopamina dhe serotonina.

Serotonina redukton ankthin dhe ka efekt pozitiv mbi gjendjen shpirtërore.

Dopamina shoqërohet me sjellje që synojnë arritjen e qëllimit, na bën më mendjehapur dhe më të aftë për të mësuar. Ajo na motivon të kërkojmë gjëra pozitive.

Këto sjellje pozitive, nga ana e tyre, bëjnë të çlirohet akoma më shumë oksitocinë, e cila krijon akoma më shumë empathi. Ky është një qark sjelljesh, që Zak e ka quajtur “cikli virtuoz” .

Por oksitocina, nuk gjendet në sasi të barabarta tek të gjithë. Tek gratë dhe vajzat ajo është më me shumicë dhe ndihmon lindjen e fëmijëve, ushqimin e tyre me gji dhe ndihmon në krijimin e lidhjeve të forta nënë-fëmijë.

Testosteroni, e bllokon efektin e oksitocinës dhe siç dihet, djemtë kanë nivel shumë të lartë të testosteronit.

Diferenca në sasinë e oksitocinës tek burrat dhe gratë, ka të bëjë edhe me mënyrat e ndryshme të përgjigjes ndaj stresit.

Sipasdr.Adem Harxhit, sasia e oksitocinës në tru rritet me lehtësi dhe mënyra më e mirë për këtë është masazhi i mirë dhe i rregullt.

Ata që bëjnë masazh e kanë 9% më të lartë nivelin e oksitocinës në tru.

Por kur njerëzit bëjnë masazh dhe rritin fort besimin reciprok (masazh mes partnerësh), niveli i oksitocinës në tru rritet në mënyrë të paimagjinueshme, në 243%.

b.m. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *