Ilaçe që luftojnë plakjen dhe zgjasin jetën mund të jenë në tregun farmaceutik brenda 5 vjetësh. Këto lloj ilaçesh janë versioni sintetik i resveratrolit, i cili gjendet te vera e kuqe dhe është vërtetuar se ka efeket antiplakje, pasi shton prodhimin e proteinës së quajtur SIRT1.
Gjigantët farmaceutikë e kanë testuar këtë lloj ilaçi te pacientët me kancer, diabet dhe sëmundje të zemrës dhe kanë arritur në përfundimin se trajtimi mund të parandalojë sëmundjet që lidhen me plakjen, duke e rritur jetëgjatësinë e njeriut. Sekreti qëndron në efektin e fuqishëm që ka resveratroli në rritjen e funksionit të një enzime.
Enzima SIRT1 rritet zakonisht nëpërmjet mënyrës së kontrolluar të të ushqyerit dhe ushtrimeve fizike, por ilaçet me bazë resveratrolin janë shumë më tepër efektive.
Studiuesit thonë se resveratroli jep rezultate premtuese në rastet e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, alzajmerit, parkinsonit, dhjamosjes së mëlçsë, kataraktës, osteoporozës, dobësimit të muskujve, çrregullimeve të gjumit dhe sëmundjeve të karakterit inflamator si psoriazë, artrit apo kolit.
Ata thonë se në historinë e farmaceutikës, këto lloj ilaçesh janë të parat që përshpejtojnë dukshëm punën e një enzime.
Këto lloj ilaçesh që natyrshëm kanë marrë emrin aktivizues janë 100 herë më të fuqishme se një gotë verë, në aspektin e përmbajtjes së resveratrolit.
Në testimet e kryera te minjtë mbi peshë u vu re se konsumimi i resveratrolit sintetik i bënte ata të vraponin dy herë më shpejt se minjtë normalë dhe të jetonin 15 për qind më gjatë.
Studiuesit premtojnë se me kërkime më të thelluara, ky zbulim i ri do të arrijë ta zgjasë jetën e një njeriu deri në 150 vjet. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
Te jete e vertete kjo dhe nese po keto ilace do te prodhohen dhe mbahen ne rezerve vetem per politikanet dhe super boset e botes.Por une nuk i besoj nje loje te tille.
Ishalla prodhohet pas vdekjes se perbindeshit tone.