Origjina shqiptare e aktores së njohur greke Irena Papa Leleku, është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë. Gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare.
Ndoshta ky fakt e bënte më të madhe miqësinë mes tyre. Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” botuar në Athinë më 1983. Vetë aktorja në një intervistë e pyetur se përse ishte kaq ezmere është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë.
Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”. Studiuesi i kinemasë Abaz Hoxha e ka përmendur origjinën e saj shqiptare, në librin “Shqiptarët në kinematografinë botërore”. Po kush është Irena Papa Leleku? Lindi në Athinë më 3 shtator 1926.
E filloi karrierën artistike që në moshën 10 vjeçare si këngëtare dhe kërcimtare në variete. Mbaroi studimet e larta në Shkollën e Dramës të Teatrit Kombëtar të Athinës. Roli i saj i parë në kinematografi ishte “Engjëjt e humbur “(1950). Ka luajtur kryesisht role kryesore dhe veçanërisht të heroinave të tragjedive klasike greke për të cilat ka patur një tërheqje të veçantë duke qenë edhe nga ana e jashtme “e prerë” për rolet e tragjedive klasike. Debutoi me shumë sukses në kinematografinë botërore e veçanërisht në atë italiane, franceze dhe amerikane.
U njoh për herë të parë me interpretimin në filmin grek “Nekropolita “/Qytet i vdekur, 1951. Që me këtë film ra në sy të kineastëve italianë dhe lidhi një kontratë me kompaninë Lux Film me të cilën interpretoi alternativisht në shumë filma. Më pas ajo u angazhua në shumë filma amerikanë dhe koproduksione italoamerikane, anglo-amerikane, spanjolle-amerikane, greko-amerikane etj duke u shndërruar gradualisht në një aktore shumë të kërkuar dhe me renom ndërkombëtar.

Filmat dhe çmimet
Ajo u bë në shumë filma personifikim i interpretimit të roleve të heroinave të tragjedive e veçanërisht të tragjedive klasike greke edhe si pasojë e fizikut dhe bukurisë së saj klasike. Së bashku me Melina Merkurin dhe Katina Paksinou, u takon atyre artisteve që kapërcyen kufijtë kombëtarë dhe arritën të sigurojnë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.
Ka interpretuar në filma nga Amerika në Francë, nga Anglia në Itali, nën drejtimin e regjisorëve të njohur Robert Wise, Mihail Kakojanis, nga Jorgo Xhavella tek Elio Petri, Alberto Latuada dhe Françesko Rosi, nga Kosta Gavras tek Ray Guerra,etj.
Irena Papa ka interpretuar rolet kryesore të heroinave të tragjedive si atë të Elektrës, Klitimestrës, Penelopës, Antigonës,perandoreshës Teodora, Katerina e Aragonës, rolin e vejushës në filmin shumë të suksesëshëm “Zorba”, të gjyshes në filmin “Erendiras”, etj. Në vitin 1959 Irena ka interpretuar gjithashtu rolin e heroinës të revolucionit grek të 1821, arvanitases Laskarina Bubulinës.
Ajo e ka ngritur veten në rangun e “yjeve “ të kinemasë botërore jo vetëm nga fiziku dhe paraqitja e jashtme, por kryesisht sajë mjeshtërisë artistike duke evokuar tragjeditë e lashta me interpretimet e roleve, secilin të ndryshëm nga njëri tjetri. Ajo ka interpretuar kryesisht role klasike stoike dhe epike. Së bashku me Melina Mërkurin doli jashtë kufijve të atdheut të saj duke u bërë një aktore e preferuar dhe një “yll” ndërkombëtar. Në karrierën e saj artistike ajo ka interpretuar përkrah aktorëve të njohur si Antoni Kuin, Zhan Maria Volonte, Bekim Fehmi, Marlon Brando, Katerinë Hepbërn,etj.
Interpretoi në mbi 80 role në kinema dhe televizion.
Për interpretimet e saj të shquara në kinema dhe në teatër Irena Papa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si: Aktorja më e mirë në interpretimin e rolit të Elektrës në filmin me të njëjtin titull në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit zhvilluar në Selanik, 1962, si aktorja më e mirë nderuar nga Bashkimi i kritikëve të Filmit grek, 1962, si aktoria më e mirë në rolin e dytë në filmin “Z” nga New York Film Critics Circle, 1969; aktorja më e mirë në filmin “The Trojan Women”nga National Board of Rewiew, 1971; me çmimin Distinguished Achievement Award nga Hamptons International Film Festival (1993); me çmimin e karrierës për interpretim në Teatër, 1993 “ Flaiano” ;me çmimin e karrierës nga Madrid National Arts Institution, 2000; me çmimin e karrierës nga International Festival Women’s films, 2000; me titullin Doktor i Arteve dhe letrave nga Universiteti i Romës, 2001; me çmimin e karrierës Woman of Europe.
U nderua me titullin e nderit si “Gruaja e Evropës” një titull që u jepet grave që kanë kontribuar së tepërmi në civilizimin evropian-Gjatë marrjes së çmimit ajo edhe këndoi këngë greke folklorike
Irena Papa u zbulua fillimisht nga regjisori i njohur Elia Kazan, ndërsa Federiko Fellini ishte një admirues i madh i veprës së saj. Irena ka qenë edhe një shoqe e dashur e aktores tjetër të madhe me njohje ndërkombëtare, Katherinë Hepburn, me të cilën ka interpretuar në filmin “The Trojan Women”(1971).Dikur aktorja shumë e njohur K.Hepburn, dy herë e nderuar me çmimin Oskar, ka deklaruar se: ”… Irena është një nga aktoret më të mira në historinë e kinemasë..”. Një nga miqtë e saj më të afërt ka qenë gjithashtu aktori i madh Marlon Brando.
Sikurse edhe aktorja tjetër greke me famë ndërkombëtare Melina Merkuri ka regjistruar disa disqe që kanë marrë statusin e muzikës klasike greke dhe janë bërë shumë popullore.
Disqet e saj janë titulluar “Ode dhe Rapsodi” që përmbajnë 15 këngë dhe himne tradicionale të Kishës Ortodokse Greke. Këto disqe janë arranxhuar nga kompozitori fitues i çmimit Oskar Vangelis Papathanasi. Ajo ka regjistruar edhe këngë të kompozuara nga Mikis Theodorakis.
Sot vazhdon të punojë në Portogali në një teatër ku interpreton tragjeditë greke në gjuhën e saj të vendlindjes. Ndonëse herë pas herë e viziton vendin e saj të lindjes ajo nuk do të kthehet në Greqi për të luajtur në teatër mbasi atje vuan së tepërmi nga një ndjenjë kritikash keqdashëse.

Eshte mjaft mire ,qe shkruhet ktu mbi Artiste te tille me fame Boterore si Irena Papas (Penelope) etj e tregohet gjaku i saj eshte shqiptare ,se ajo eshte Shqiptare dhe akoma me shume ,nga ato Figura te Fameshme qe s’e mohoj asnjiher prejardhjen e saj Shqiptare . Lexoj gjate shkrimit ,se jeton ne Portugali ,e nuk kthehet ne Greqi ,sepse sulmohet prej kritikes Greke ,qe mesiguri e sulmojne per perkatesine e saj Shqiptare edhe pse gjasme e mbajne si Greke ,si artiste te tyren ,greket jane jo vetem dinaker ,por edhe te ndyre vs cdo figure Shqiptare .
Nqs do isha un dicka ne ate vend ,psh nji Kryetare Bashkie ,apo Edi Rama , do levizja cdo gure e do i afroja gjithcka ne nder te gjakut Shqiptare Irena Papas ,e sillja ne Shqiperi , te luaj dicka ne skenen e Teatrit Shqiptare .Nuk do tju kushtonte shume ,do nderonit vet kte Artiste Famoze ,pikerishte ne nji moment ,kur Greku e ka poshteruar Shqiptaren . Nderoni Artisten dhe Shqiperine
irene papas ka origjine vllahe dhe jo shqiptare, vete fisi papa ka akoma ne shqiperi me origjine vllahe
…Po Juve Sulioti çfare jeni “Grek” apo “Shqiptar”, çfare jeni “epirot£ apo “çam” i krishtere? Une ve bast ne pergjigejn tuaj shabllone : “une – do te pergjigjeni juve – jam Grek nga Epiri” … Ju eshte mbushur truri me fiksacione te semura prej ideologjise se ndyre te Megali-idhese!!!
Ky eshte populli shqiptar i Greqise,qe vullnetarisht,pa akt tjetersimi ne gjykate,u konvertua ne popull tjeter,vetem se..vetem se,..ca nostalgjike kerkonin Greqine e lashte te endrrave te tyre feminore.Keta ishin poete romantike,qe fluturonin me pras ne bythe,..si Bajroni,ca pordhace me ndikim ne princat Gjermane si Gete,ca patetike franceze me ndikim tek perandori Francez si Hygoi,keta i ngucen fuqite Europiane te bejne betejen e Lepantos dhe te formojne nje shtet artificial grek me banore shqiptare..Sapo ju gerric pak bojen ketyre grekerve vendalinj del lekura shqiptare.Jo vetem kjo Irene Papas,por ca me teper Melina Merkuri(emra dhe mbiemra Merkuri ka Shpati,Mirdita,Laberia),ai kengetari nga lagja Plake e Athines,qe kendonte kenget e Teodoraqis,BitheKoqja dhe gjithe pjesemarresit e rrevolucionit grek duke filluar nga Bitheguri(Kollokotroni).Prandaj o himarjote grekomane,mos na beni te fandaksur,se nuk ka popull grek,por ka nje popull shqiptar si budallejte e firmave Piramidale,qe vrapuan neper sportele,SHITEN lacke e placke per tu bere miljonere brenda nates.Keshtu vrapuan shqiptaret neper KISHA,PER T`U BERE GREKER BRENDA NATES.Popull grek NE GEN mund te gjesh vetem ne Turqi,ne Siri dhe ne Iran..Ketu mund ta shpjegoj edhe arsyet historike,por duhet nje faqe carcafi,qe i nderuari Thano ta botoje si artikull ne faqe te pare,si komentet kilometrike te Mia Alexit.
Shqiperia nuk ka perse te mburret vetem me faktin se Lejleku ka nje origjine gjysme shqiptare!
Vertet ajo me gjysme zeri ka deklaruar se origjina e saj nga babai eshte shqiptare, por kjo nuk do te thote se ka nje afeksion te vecante per Shqiperin, apo ndonje kontribute te vecante me ngjyrim te forte kombetar. Pavaresisht ketyre ajo eshte dhe mbetet nje greke 24 katesh, duam apo nuk duam ne. Me aktivitetin dhe kontributin e saj ajo ka dashur te lartesoj vetem emrin e Greqise. Ne duam te mburremi me te kur ajo nuk na ka fare ne rrefene’!?