Ushtronin prostitucion në rrugët e kryeqytetit, arrestohen katër të dyshuar, mes të cilëve edhe 3 femra. Operacioni është koduar “Londër” dhe u krye ditën e djeshme nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës. Akuzat e ngritura janë “shfrytëzim për prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”, ndërsa një prej femrave u la për hetim në gjendje të lirë, ndërsa ka qenë më parë e dënuar për këtë akuzë.
Burime të policisë thanë për gazetën se operacioni është koduar “Londër” duke marrë shkas nga vendi ku rekrutoheshin dhe ushtrohej fshehurazi ky aktivitet i paligjshëm. Gratë hiqeshin si kliente dhe aty binin në kontakt me burrat duke bërë Pazar me çmim që varionte sipas moshës dhe mundësive ekonomike. Mesatarisht për çdo akt seksual mësohet se paguheshin 2-3 mijë lekë të reja, ndërsa ambientet ishin kthyer edhe në hotel për ushtrim prostitucioni.
Të arrestuarit e aksionit policor janë Vera Hodo, 54 vjeçe, banuese në Kamëz, Daniela Abedini, 35 vjeçe, banuese në Laprakë dhe Dritan Tafa, 36 vjeç, banues në Tapizë. Kurse në gjendje të lirë pas shoqërimit u la Floresha J., 42 vjeçe, e dënuar më parë për prostitucion. Policia tha se aktiviteti ushtrohej në periferi të kryeqytetit, në një ambient që shërbente edhe si lokal, në pronësi të një prej të arrestuarve, 36-vjeçarit Tafa.
Në ngarkim të tyre, Prokuroria e Rrethit Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “shfrytëzimit për prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”. Ndërsa gjatë marrjes në pyetje gratë e dyshuara janë shprehur se nuk kanë pasur të tjera mundësi ekonomike dhe punësimi për të mbijetuar. Policia ka infiltruar një agjent për të zbuluar aktivitetin e paligjshëm, i cili është hequr si klient, duke dokumentuar akuzat e ngritura me fotografime, filmime dhe prova të tjera që janë futur në dosjen hetimore.
Po dje në kryeqytet, gjatë një aksioni të agjentëve të Antidrogës, u arrestuan Ilirjan Kapo, 23 vjeç dhe Gazment Gazheli, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë veprën penale “armëmbajtje pa leje”, pasi te rruga “Kongresi i Manastirit”, janë kapur në flagrancë me disa doza të llojit heroinë, që u sekuestrua si provë materiale.
Të arrestuarit:
Vera Hodo, 54 vjeçe, Kamëz
Daniela Abedini, 35 vjeçe, Laprakë
Dritan Tafa, 36 vjeç, Tapizë
Floresha J., 42 vjeçe, gjendje të lirë

kane lene malesine ,i ka sjell berisha per vote dhe kriminalitet ne tirane,por jane te varfera.berisha nuk u jep me leke sepse i do per zenin giten dhe pd-en.te tilla jane me mijra i lironi—jane mbushur busgjet.malsori.boston
Turp i policise qe merret me keto viktima te sistemit migjenian.
Jam shume dakort lidhur me femrat qe jane arrestuar – por s’mund te thuhet e njejta gje per personin mashkull qe ka perdorur lokalin per prostitucion. Kjo gje denohet ne cdo vend te botes se qyteteruar – dhe jo vetem kaq por ju konfiskohet edhe prona dhe perfitimet e paligjshme qe kane krijuar.
Policia ,paska infiltruar nje agjent i cili paska marre prova audio dhe video…!!!!!
Po çfare beni more , çfare beni,,,???? Late kokrren e namit , dhe qesh bota me ne ..!!!!!
Po pse nuk thoni qe duhet ti japim medaljene arte ketij agjentit.!!!! Paska kapur armikun nr 1 te shtetit te mbaruar Shqiptar.!!!!
Sa turp !!!!! Sa turp !!!!! Sa turp !!!!!!
Merreni me viktimat e kapitalizmit te eger qe ka zaptuar Shqiperine anembane, duke ja marre frymen shresave me te dobta .
Me ben te rrenqethem kur mendoj se , akoma ne Shqiperi Seksi dhe çdo gje qe lidhet me te Tabuizohet ne menyre ekstreme.
Dua te shtoj nje pyetje , … Përse ??????
Seksi eshte nje diçka shume e natyrshme….. Me leke ose pa leke … Seks mbetet.
Perse duhet ti fusim njerezit ne burg kur kane meritat e tyre , qe te fitojne buken e gojes me Seks. ?????
Ne shume vende te botes , punetoret e seksit , mbushin kopertinat e revistave trendi.
Kurse ne i fusim ne burg si ne kohen i nkuizicionit…. !!!!!!
Jam pa fjale…. !!!!!
Kaq komplekse kane shqiptaret mbi kete temë ,,,?????
Toni ne cilin katund e ha buken e misrit ?
Nuk jam dakort me publikimin e emrave te ketyre femrave. Jemi vend i vogel, medoni per familjet e tyre, mund te kene edhe femije. Atehere te kerkohen dhe botohen edhe emrat e burrave qe kane paguar parate. Nuk denohet vetem shitesi por edhe bleresi kur behet fjale per gjera ilegale. Ky njoftim do kishte vlere nqs. nje nga femrat do ishte e semure me AIDS qe te lajmeroheshin frekuentuesit. Policia duhet te procedohet per kete publikim.
Ka politikan qe kan vu lek per 7oo breza e po i hani mutin e merreni me ato qe nxjerrin buken e gojes se vet e te kalamajve! Kur qenka i pa moralshem ky akt pse si fusni ne pune, pse e sollet kete sistem te qelbur sepse dihej qe kapitalizmi i ka keto veti “te çmuara”.
Ne vend qe te korigjoni SISTEMIN lini pa buke njerezit.
Mos u habisni kur policet te kapin ndonji dite ndonji kolegen e tyre duke punu jasht orarit si prostitut se ka ndodh ne AMERIK e do ndodh edhe ketu sigurisht!
Sa tuprp qe meren me fukarejnt ,ndyresirat,por kto te shkretata e bejne,por ata te shohin grate e tyre qe bejn sex per hobi
Turp ti vij ketyre ndyresirave qe meren me fukarejnt,ato te shkretat e bejn per buken e gojes,por nuk shikoni grate e juaja ore gomere qe shkoj me burra te tjere per hobi.turp….turp…turp…pale nxjerrin edhe emrat,i duket sikur se ca kan bo….