Sekseri do seks: Se mos ka për ta marrë vesh burri, aty e ke…

Elton Tafaruci

Emisioni investigativ më i rëndësishëm në vend e ka nisur sezonin e ri duke u përqendruar tek rastet e korrupsionit në universitetet shtetërore.

Fiks Fare vijoi këtë të martë aty ku e la të hënën, ku veç parave, kërkohen edhe favore seksuale për të marrë provimet dhe diplomën.

Sekseri i kontaktuar nga bashkëpunëtorët e Fiks Fare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Besim Nasufi, pasi bëri ‘pazar’ për shumën e parave që duhej për provim, kërkon edhe favore seksuale.

Ai flet për një rast që e ‘kishte ndihmuar’ për të marrë provimet për tre vite, madje e kishte dërguar edhe në Gjermani.

Lexoni më poshtë bisedën e plotë: 

Sekseri: Ik mor më tha, ça po më duhet burri mua. as nuk më bie ndërmend më. Ndejtëm ne… Tre vjet ka ndejt me mua ajo. Të tre vitet ajo.

Fiksi: I mori të gjitha lëndët?

Sekseri: I mori provimet ajo. Tak e tak. E futa edhe në master. Mori diplomën e saktë, direkt të saktë. E çova edhe në Gjermani.

Fiksi: Si e çove në Gjermani?

Sekseri: E çova, këtu biles me anën e universitetit. Se ka të drejtë universiteti. E rregullova aty. Kush ka ndenjur me mua, po të them troç, që ka ndenjur afër me mua, që ka ndenjur me dëshirë të madhe, e ka marrë diplomën.

Fiksi: Tani të gjithë kaq duan? Të gjithë pedagogët?

Sekseri: Të gjithë pedagogët. A e kupton me mua nuk e lënë pazarin e lartë. Ta dish mirë këtë. Unë po të tregoj sekretin ty. Edhe ti po më hyn në zemër mua tani, sesi me të. Atje poshtë, gjithandej marrin me 200 euro, me 300 euro. A e di ti se mua më vijnë part-time-set në zyrë. Në zyrë jam dorëzuar te ti, më thonë. Bëj ç’të duash, vetëm unë të marr diplomën, më thonë. Shiko ku e ka… e kupton? Njërën e kam futur në punë këtu. E kisha të dashur.

Fiksi: Pedagoge?

Sekseri: Te zooteknika aty poshtë. Pse të thashë nga ora 9 unë ty? Që të rri pak qetë. Të rri pak qetë me ty. Se tashi unë ty të kam shoqe. Me vete nuk do ta marrë unë atë plaçkën. Aty e ke. Edhe burri, për shembull, nuk ka për ta marrë vesh burri, në punë është ai. Se mos ka për ta marrë vesh burri, aty e ke.

Fiksi: Po është nderi more Besim, është nderi.

Sekseri: Mbaje nderin, mos e lësho. Pastaj është një orë e caktuar. Për shembull nuk është një orë që ka shumë, nuk ka njerëz. Për shembull ditë të shtunë e të diel nuk ka.

Fiksi: Nuk ka njerëz në fakultet?

Sekseri: Nuk ka. Ne nuk kemi për të ndenjur 4 orë, pesë orë. Pse, ti do të shkosh t’i thuash burrit? Ti këtu e ke burrin në… Pse atë që kisha unë e merrte vesh burri? Tre vjet ajo. Futej te zyra ime. Mbaronim punë. Ajo në punë të vet, unë në punën time. Edhe filloi punë.

Fiksi: E lëmë këtë temë?

Sekseri: Nuk është puna se e lëmë këtë temë. Është puna se, asnjëherë nuk fillon punë, po ta them unë. Hiqe nga mendja. Nuk ka për ta marrë vesh as njeri, as tjetrin punën tënde. Që ti, për shembull, bëhesh e dashura ime.

 

Share This Article
7 Comments
  • Shume mire,por media duhet ta fillonte me ate bote qe njeh me mire:Nga vehtja e saj,ku “bosat“katundare qe e kane zaptuar ate,te paren pune kane kurverine.Edhe penisin,sipas statistikave boterore katundaret,e kane 1 cm me te gjate nga qytetaret,megjithse penisi i vertete jane vet ata.

  • Nuk na intereson shume se ç’fare te tha e ç’fare i the por do te donim te dinim ç’fare te ta burri kur e mori vesh,apo ate e kishte zene gjumi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Sa per kete bajgen tashme eshte bere organike ne kete vend qe po kembeve kater fjale me fjalen e peste ta lypin keta bajgat qe mburen me demokracine qe na dhuruan miqte si Saliu me vrasjet.Ja pra edhe nje arresye se perse Shqiperia nuk ka kthim mbrapa!

  • Nuk na u hoqën brekt e Shukuriut !!!!Haaa,haaa,kudo brekë ,kudo Shukuri,Ku je murtajë që nuk u bie në kokë!!..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *