Vargje të nënshkruara
Valter Vlora
Mbase dhe kaq shumë,
nuk qe njohur Rita,
po dje u botua,
e gjitha tek “Dita”!
E gjitha tek “Dita”,
me vrimën dhe vërën,
po është e pamundur,
ta lexoj të tërën!
Që s’shkoj gjer në fund,
s’ka për t’u habitur,
se është zhgarravinë,
për t’u neveritur!
Ministre Kumbaro,
na solli peshqesh,
një vrimë të pistë,
me zgjyrë e me lesh!
Na hodhi në skenë,
këtë përvjetor,
si të përjetojmë,
epshin kafshëror!
Na hodhi në tavë,
duam-s’duam ne,
ta marrim për vlerë,
një pisllëk pa fre!
Nuk mundem ta shaj,
gjuhën e putanës,
po këto janë shijet,
e Kumbaro-Ramës!
Kur u bë çdo gjë,
të vësh ulërimën,
shqiptarët e shkretë,
kishin mangët vrimën?!
Mendoj Oruellin,
dhe kafshët në Fermë,
dhe vendin të gjithë,
spërkatur me spermë!
Më në fund Rilindja,
na gjeti oreksin,
që të fantazojmë,
për vrimën dhe seksin!
Dhe pse jemi gati,
për mort e për jerm,
më në fund u bëmë,
një komb kaq modern!

bravo .i ke rene pikes…..
Druaj se mori fame si parti e gjelber kjo rita ,o Arben Duka! Sikur mos ja kishim peshtyre,do te kalonte ne heshtje.Tani eshte kandidate per Nobel,se eshte edhe persekutuar…