Le të flasim për një paradoks. Alkoli është një drogë, që në vartësi të sasisë që konsumohet, mund të jetë ndihmues ose tmerrësisht i dëmshëm. Përpara se ta merrni edhe një herë gotën në dorë, hidhni një sy në këto efekte kontradiktore të alkolit:
1-Sasi të vogla bëjnë mirë për shëndetin, por sasi të mëdha e shkatërrojnë shëndetin.
Studimet e fundit kanë treguar se sasi të vogla alkooli, mund të kenë efekte të mira kundër plakjes, për punën e zemrës dhe për sistemin e qarkullimit të gjakut. Konsumimi i verës së kuqe ndihmon për shëndet të mirë. Pse? Sepse vera e kuqe përmban antioxidantë, që janë substanca që luftojnë plakjen, e cila kryesisht shkaktohet nga radikalët e lirë që qarkullojnë në trup. Sido që të jetë, kurrë, mos harroni se vera ka efekt pozitiv mbi shëndetin, vetëm kur përdoret në sasi ditore fare të vogla. Për gratë, sasia ditore është gjysëm gotë verë në ditë dhe për burrat rreth një gotë në ditë. Tejkalimi i kësaj sasie alkooli të lejuar, mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, të mëlçisë, degjenerimin e trurit, prishjen e funksionimit normal të të gjitha organeve dhe sjell pleqërinë e parakohëshme.
2-Përdorimi i moderuar mund t’u çlirojë nga frenimi seksual dhe t’u sjellë në formë për seks, por shumë alkool e shkatërron aftësinë për lojë dhe kënaqësi seksuale.
Shumë njerëz, e kanë provuar se sasi të vogla alkooli i bëjnë më “kurajozë”. Të gjitha veprimet që lidhen me seksin, kur keni pirë pak alkool i bëni më me kurajo dhe më me lehtësi. Sapo merrni alkoolin, truri juaj (i burrave dhe grave) prodhon hormonin dopaminë. Ky hormon bën që ju të nxiteni seksualisht dhe dëshira për seks ndizet. Deri këtu, gjithçka, duket se është në rregull, a po jo? Ndërkaq, po të merrni disa gota të tjera me alkool, gjithë kjo që sapo thamë shkatërrohet shumë shpejt – shkruan Dita.
Pse? Sepse alkooli bën që të bjerë shpejt niveli i testosteronit në gjak. Pas dy gotave alkool, burrat do të ndjejnë se ereksioni u dobësohet dhe nuk do të arrijnë dot në orgasmë. Me 4 deri 5 gota, shumica e burrave humbasin komplet aftësinë të arrijnë në orgasmën. Madje, ka edhe më keq, pija e tepert që zgjat për disa vjet (alkoolistët kronikë ) shkakton dëmtime permanente – burrat e humbasin fare ndjeshmërinë e penisit. Ka shumë burra që i vuajnë këto efekte negative të alkoolit dhe vinë për ndihmë tek doktori, i cili nuk ka çfarë t’u bëjë.
3-Pak alkool ndihmon ndërveprimet shoqërore, por shumë alkool çon në shqetësim total ose keq gjykim të situatave shoqërore.
Gota e parë dihet që nxit vetëbesimin. U bën të ndjeheni më interesantë, më me humor dhe më tërheqës. Por shumë alkool, ashtu si shumë prej jush me dhimbje e kanë provuar, u shndërron në një të dehur që ka humbur gjykimin, në një njeri me sjellje të pa përshtatëshme, që nuk është terheqës për askënd, e aq më keq për një partner seksual. Disa fillojnë t’u merren këmbët, të tjerë shkojnë edhe më tej. Atyre u duket se bëjnë mirë dhe ditën tjetër ndjehen të turpëruar në publik, me veten e tyre dhe me miqtë e tyre.
Këshilla më e mirë është: hiqni dorë nga gotat që i ktheni njëra pas tjetrës dhe kur pini alkool merrni sa më shumë ujë e lëngje. Ju do të ndjeheni më mirë, po të merrni një ose dy gota me ujë pas çdo pije alkoolike.
Kur nuk i shmangeni dot pijes, përdorni një pilulë që është një preparat krejt natyral, të cilin mund ta merrni kur do të filloni të pini. Kjo pilulë që quhet Chaser Pill, i bën gjërat më të lehta dhe ul në mënyrë dramatike efektet e këqija të dehjes.
b.m. / dita

Ma i efektshem se pilula Chaser Pill, asht te konsumoni shalqi qe te jep mundesin t’ia filloni nga e para te kaperdini raki(alkol).
Shalqini te rikthen ne gjendje normale posa kollofit 2-3 llokma.
Por kurioziteti qe po flasim per seksin te ban pershtypje emri i pilules Chaser Pill, me emnin e frutit Shale-qi.Nji lidhje domethenjie origjinale organike.
Pershendetje kujdesit shendetesor per seksagjit e dy palve te pe permbajtshem.