Psikologët thonë se ndjenjat negative mund të influencojnë dukshëm dëshirën seksuale.
Kemi thënë edhe më parë që faktorët psiqikë luajnë një rol të rëndësishëm në eksitimin seksual, si në ereksionin mashkullor ashtu edhe në lubrifikimin femëror.
Emocionet negative si depresioni, zemërimi, dhe në mënyrë të veçantë ankthi mund të çojnë në vështirësi seksuale serioze.
Në krye të listës është “frika nga dështimi” që hyn në lojë kur Ai ose Ajo ndihen sikur do japin provim.
Nëse një apo të dy partnerët nisin ta përjetojnë raportin seksual si një test që duhet superuar, ata do të nisin të ndjejnë një lloj ankthi në rritje që njihet si “ankthi i performancës”.
E thënë ndryshe është frika e fortë se nuk do jemi në gjendje të arrijmë apo të mbajmë një ereksion (tek meshkujt) apo për të “qenë perfekte” tek femrat.
Kështu që këshilla jonë është: Pozitivizëm dhe lirshmëri. Për të tjerat ka kohë. Pas seksit!
b.m. / dita
