Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti dje në një takim Drejtorin menaxhues të projektit TAP, Kjetil Tungland dhe ekipin që e shoqëronte. Drejtori i projektit shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në zbatimin e marrëveshjeve për të cilat është rënë dakord. Gjiknuri tha se brenda pak ditësh do të mund të ngrihet dhe të funksionojë njësia Task Force posaçërisht për të shtyrë përpara projektin TAP. Kjo strukturë do të mund të koordinojë veprimet dhe nevojat dypalëshe për të mos humbur kohë në ndërtimin dhe shfrytëzimin e përfitimeve që vijnë nga gazsjellësi. Gjiknuri premtoi krijimin shumë shpejt të një sektori të veçantë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, i specializuar për çështjen e gazit – thuhet ne nje njoftim te Ministrise se Energjetikes

GAZ PATCI GJITHMONE NE SHTEPITE TUAJA!