Sektori i turizmit kërkon diferencim të TVSH-së

anazapta

Vendi ynë nuk mund të konkurrojë në sektorin e turizmit me vendet e rajonit, jo vetëm për nivelin e cilësisë së shërbimeve, por edhe nga taksat e larta. Mospërfshirja e reduktimit të TVSH për këtë sektor në paketën fiskale ka sjellë dhe reagimin e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, që pretendohet se, rëndon barrën fiskale dhe rrit informalitetin. Presidenti i Shoqatës, Enver Mehmeti, kërkoi nga qeveria të rinegociohet për këtë taksë në mënyrë që të ndryshojë para se të fillojë sezoni i ardhshëm turistik. Turizmi është paraqitur nga të gjitha qeveritë si sektor prioritar i ekonomisë dhe eksporteve, duke dhënë një kontribut në masën 14.7 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe ka të punësuar direkt dhe indirekt mbi 50 mijë vetë.

Si është niveli i TVSH në vendet e rajonit:

Shqipëria      20 %

Greqia            6,5 %

Mali i Zi           7 %

Kroacia         10 %

Bullgaria         7 %

Maqedonia    5 %

Rumania        9 %

Serbia            8 %

Sllovenia        8,5 %

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *