Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sekuestrimet e viteve të para pas çlirimit në Durrës dhe problemet e sotme
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Sekuestrimet e viteve të para pas çlirimit në Durrës dhe problemet e sotme
Komunitet

Sekuestrimet e viteve të para pas çlirimit në Durrës dhe problemet e sotme

anazapta
Published November 18, 2012
Share
SHARE

Si iu morën banesat pronarëve të ligjshëm në kohën e komunizmit në Durrës

 

Një ndër familjet e përzëna nga banesat e tyre në qytetin e Durresit ka qenë edhe familja e njohur Papaj. Dhe një ndër banesat që i përkiste kësaj familjeje ka qenë edhe ish-ndërtesa e njohur deri më tani si Fabrika e Gomës Durrës. Ajo ka pasur fatin që të rekuizitohej sa herë që në qytetin tonë do të shkelnin ushtri të huaja. Kjo shtëpi ka qenë marrë fillimisht nën sekuestro në kohën e luftës italo-greke. Aty qe kthyer në vend komandë. Në të qe instaluar Komanda Italiane e Pushtimit, me urdhër të qeverisë kuislinge shqiptare të asaj periudhe. Me verdiktin e saj, ajo e sekuestroi përkohësisht për nevojat e luftës. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, në të njëjtin vend u instalua Komanda gjermane.

 

Pas çlirimit të vendit, në të është instaluar edhe vendkomanda e trupave aleate anglo-amerikane. Duke iu referuar një prej pronarëve të banesës, Vaso Papaj, qeveria e pasluftës e ka sekuestruar përfundimisht dhe e ktheu në një ofiçinë mekanike së bashku me ofiçinën e Nish Gomës përballë saj.

 

“Sekuestrimi i bërë ishte i rëndë. U sekuestruam njëkohësisht të gjitha dyqanet e pjesëve të këmbimit”, kujton Papaj. “U mor njëkohësisht edhe e gjithë shtëpia. Ne në atë kohë kishim futur edhe qiraxhinj në banesa. Po nga banesat na nxorën vetëm ne, pronarëve”.

 

Ai kujton se si u shkuan mjetet me ushtarë dhe i nxorën në rrugë në mes të natës. “Nuk na lejuan të marrim asnjë plaçkë me vete”, shton Vaso. “Kjo gjëmë ndodhi edhe për familjet e tjera: Haverikët, Dovanat, Rrufat, Muzinat, Fanët, Bilalët, Kosovat, Ali Sulen etj. Në atë periudhë të pasçlirimit në të gjithë Durrësin, sipas statistikave që i përkasin asaj periudhe, janë vënë nën sekuestër rreth 1400 banesa”. Ai sjell ndërmend vilat e Myshketëve, Dovanave, Kajave, Nushëve, Bedenëve, Kaurrëve, Gjon Zajave, Gjatët, Kalamishëve, familjeve Shijaku, Ikonomi, Toska, Tabaku, Gjezi, Tora, Deliallisi, Spiru, Anastadhiadhi, Jareci, Bakiri, Rexhat e shumë të tjerë.

 

Vaso thotë me keqardhje se qyteti ynë qe shumë i vogël në atë periudhë dhe u godit e gjithë qytetaria durrsake. Në banesa hynë qeveritarët, ushtarakë nga rrethet etj.

 

Sekuestrimet janë bërë pa ligj të posaçëm

Vaso Papaj sjell një të re interesante. Shtëpitë nuk janë sekuestruar me dekrete të posaçme. Ata, familjet e Durrësit, sipas tij, kanë dalë nga banesat e sekuestruara pa asnjë vendim, por me urdhra ekzekutivë dhe janë shtrirë kryesisht në 3 vite: nga viti 1945 – 1948. Vendimi 801 është miratuar në vitin 1951. Ai theksonte se për nevojat e vendit sekuestrohen pa shpërblim.

 

Ato nuk ishin sipërmarrje për krime lufte. Kjo pasi të gjitha këto familje kishin ndihmuar luftën në atë periudhë. Shumë prej tyre kishin marrë pjesë edhe në takimet e Pezës. Këto masa nuk ishin zyrtarisht masa politike, por ekonomike. Tashmë shumë prej banesave gjatë viteve të komunizmit u prishën dhe në vend të tyre u ndërtuan pallate dhe të gjithe pronarët, thotë Papaj, mbeten me gisht në gojë. Atje ku janë ngritur dyqanet e kateve të para që ndodhen në pronat e ish-pronarëve, ato janë privatizuar nga shitësit, ndërsa banesat sipër tyre janë privatizuar nga banorët.

 

Rikthimet janë bërë me hapa të ngadaltë. Psh: ne si familje, thotë Papaj, nga ato që kishin mbetur në këmbë, në letra na janë kthyer 80%, ndërsa në realitet nuk na janë kthyer as 30%. Ndërkohë nuk u është kthyer thuajse asgjë Rufëve, Tirëve, Bakirëve, Rexhëve, Myshketëve, Kokëve. Janë rreth 850 banesa të pakthyera ende. Në 4-vjeçarin e parë janë liruar,  shton Papaj, 400 hyrje. Tani shifra 850 qëndron ende pas 4 viteve. Kjo e bën të pamundur kthimin e tyre brenda këtij muajit!

 

Lidhur me banesat e sekuestruara që u cituan më lart: Në vitin 1937 filloi ndërtimi i shtëpisë dhe i ofiçinës moderne që u pajis me makineritë më moderne për atë periudhë kohore. Makinerite e mjetet e tjera kanë qenë të gjitha të teknologjive më të avancuara italiane, amerikane, franceze, gjermane etj. Llojet e makinerive ishin nga më të shumtat duke filluar nga torno të ndryshme, freza, retifika, retifika cilindrash, trapano, makineri të cilat kanë shërbyer në ndërmarrjet e reja që u krijuan më vonë deri në vitet 1990 si në UMB – Durrës, në Kantierin Detar, si dhe në uzinën ” Enver” Tiranë.

 

Mbaj mend, thotë Vaso, se vetëm makineri metalprerëse të mëdha mund të kenë qenë rreth 30 copë. Ai sjell ndërmend një artikull të gazetës “Bashkimi” të viteve 1946, ku shkruhej për Papajt me nota të larta e konsideratë si njerëz që kishin arritur të ngrenin një nga ofiçinat më të mëdha në Ballkan.

 

Në artikull, sipas Vasos, shkruhej mes të tjerash se ata, në ndryshim nga pronarët e tjerë të Durrësit, të gjitha paratë e fituara i kanë investuar për ngritjen e një industrie mekanike moderne.

 

Vaso thotë se ajo vlerësonte veçanërisht kontributin që jepte ofiçina në ato vite për mirëmbajtjen dhe riparimet e makinerive të asaj periudhe. “Sikur të mos ishte kjo ofiçinë, citonte gazeta “Bashkimi” të gjitha mjetet e mekanizuara, të mbetura pas luftës, do të ishin kthyer në grumbull hekurishtesh”. Kjo gjë u tha publikisht vetëm një vit para se të fillonte sekuestrimi  i tyre.

 

Për të ngritur këtë ofiçinë, thotë Vaso, u ble një sipërfaqe toke nga familja Toptani, ku u ndërtua edhe një shtëpi 5-katëshe. Në vitet 1938 ofiçina u transferua në ndërtesën që njihet sot në Durrës si ish-ndërtesa e Ndërmarrjes së Gomës së Vjetër. Gjatë luftës kjo ndërtesë shërbeu si vend-komandë italiane e pushtimit. Më pas pati po të njëjtin funksion kur erdhën si pushtues gjermanët dhe pas çlirimit të vendit në të u vendos misioni anglo – amerikan. Pas largimit të tyre ndërtesa u shtetëzua dhe shërbeu si ndërtesa e Drejtorisë së Ndërmarrjes së Gomës.

 

Familja Beja

Ndër të shpronësuarit e mëdhenj të qytetit të Durrësit kanë qenë edhe pjesëtarët e fisit të njohur Beja. Në bisedë me Xhodë Bejën mësohet se sekuestrimet edhe ndaj kësaj familje qenë radikale. Ai përmend si pjesë e këtyre rekuizitimeve 2 magazina lëkurësh, ndër të cilat njëra ka qenë në qendër të qytetit, ndërsa tjetra tek rruga “Monun”. Në afërsi të katedrales “Shën Luçia”, 2 banesa, ndërsa tek zona ku është ngritur Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” një banesë të madhe 2-katëshe me oborr. Po kështu edhe një vilë në plazh ne sektorin “Iliria”. Ndërtesën e ish-muzeut arkeologjik të Durrësit, 4 copë dyqane, nga të cilët njëri prej tyre ushtronte aktivitetin e eksport-importit, tjetri tregtinë e lëkurëve dhe materialeve të ndryshme, një ushtronte tregtinë ushqimore, ndërsa dyqani tjetër tregtonte mallra të ndryshme, hotel “Savoja”, ndërtesa e shtypshkronjës “Përparimi”  etj.

 

Tregtarët durrsakë të tatuar:

Pas sekuestrimeve të bëra në banesat e tyre dhe tatimet e zakonshme që kishin paguar, në gazetën “Bashkimi” të dhjetorit 1945 dhe në janar 1946 u botua urdhri që të paguajnë tatime të jashtëzakonshme këta tregtarë durrsakë:

 

Jonuz e Nexhmi Shijaku                                              2.281 041 franga

Vllazën Dovana                                                               28.402 436

Kalemi e Rrufa                                                                 19.979 428

Aristidh Leka                                                                   18.637 439

Vangjel Manushi                                                               9.755 619

Vasil Papaj                                                                           9.134 921

Mustafa e Hamza Kosova                                               7.923 070

Vllazën Leka                                                                        6.807 488

Hysen e Vll. Fani                                                                4.865 079

Telemak Nushi                                                                    3.800 854

Xhelon Aliqi                                                                         3.800 300

Dhori Fora                                                                            2.677 349

Ali Kruja e Asim Mushketa                                            2.567 660

Vllazën Muzina                                                                   2.552 685

Vangjel K. Spiru                                                                  2.248 799

Llambro Duni                                                  1.799 182

Sterxhio A. Koxhaj                                          1.660 500

Vllazën Bakiri                                                  1.439 759

Dhimiter Tirana                                                           1.423 930

Vëllezërit Rroco                                               1.441 587

Mihal Tati                                                        1.041 193

Athanas Tiro                                                    850 628

Mihal Llambro                                                 850 170

Gani Kalaja                                                      783 672

Fani, Bila, Jareci                                              701 220

Tahir Beshiri                                                    650 008

Spiru Anastasiadhi                                           635 896

Ali Veli Kodra                                                 575 693

Lluka Rrufa                                                     495 218

Sotir Dushi                                                       425 879

Vllazen Xhumrri                                              393 493

Teodor Ziu                                                       382 114

Jorgji Marto, Dhimiter Rika e Llambi Marto    361 044

Mustafa Lila                                                    319 400

Stefan e Nikolle Tati                                        300 065

Halil Beshiri                                                     239 497

Nebi, Emerllah, Ali, Rexhep, Ismail Gjata       279 780

Sulejman Beja                                                  1.000 100

Haik Ballxhian                                                 228 221

Levon Bodikan                                                            88 220

anazapta November 18, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?