Sekuestro preventive 9 pallateve në Velipojë

Saimir Lleshi

Jo pak, por nëntë pallate në ndërtim janë sekuestruar nga Prokuroria. Rasti është në Velipojë të Shkodrës, ndërsa pallatet i përkasin biznesmenit Sait Fishta. Prokuroria pretendon se pallatet janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

“Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës për të vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojës, në pronësi të subjektit “Fishta” shpk, me administrator Sait Fishta, i cili dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” informon prokuroria.

Deklarata e Prokurorisë:

Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar fillimisht hetime për “shpërdorim detyre” ndaj anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) të Komunës Velipojë, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se 9 zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës Velipojë, kishin dhënë në kundërshtim me ligjin disa leje ndërtimi në favor të “Fishta” shpk.

Në bazë të atij hetimi, KRRT-ja e Komunës Velipojë i kishte dhënë ‘Fishta” sbpk., leje ndërtimi për nisjen e disa godinave, pjesë e një kompleks turistik. Por, në bazë të veprimeve procedurale, rezultoi se këto leje ndërtimi ishin dhënë në zonën bregdetare, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT).

Për këto shkeljen e të gjithë ish-anëtarëve të KRRT-së së Komunës Velipojë tashmë janë në proces gjyqësor, në të cilin akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, të cilët aktualisht janë të pandehur, Prokuroria e Shkodrës njoftoi zyrtarisht edhe administratorin e “Fishta” shpk, shtetasin Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe nuk mund të vijoheshin punimet e nisura për ngritjen e godinave.

Por, nga veprimet e kryera në terren, rezultoi se subjekti “Fishta” shpk, pavarësisht se ishte në dijeni për parregullsitë në lejet e ndërtimit, ka vijuar punimet në këto godina.

Gjendur në këto kushte, si edhe për të ndërprerë vijimin e paligjshmërisë, Prokuroria e Shkodrës në kuadër të hetimeve qapo zhvillon ndaj administratorit Sait Fishta për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, mori lejen nga gjykata për të vendosur sekuestron preventive për ndërtimet në zhvillim, si më poshtë:

– Dy pallate 6 kate mbi tokë
– Tre pallate në ndërtim, aktualisht në katin e katërt
– Tre pallate në ndërtim, aktualisht në katin e tretë
– Një pallat në ndërtim, aktualisht në katin e parë

Në bazë të lejeve të paligjshme të ndërtimit, godinat planifikoheshin që të ndërtoheshin deri në 6 kate. /Dita/

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Shum vendim i drejt ,fishta e ka qelbur me do pallatet e fundit ne ndertim ka nisur te uzurpoj komplet pamjen e plazhit

    • Esht e pafalshme qe u lejua ndertimi i ketyre ndertesave por ma e tmerrshme eshte prishja e tyne,kur eshte shpenzu gjith ajo para e madhe,nderkohe qe Shqiperia eshte ne buze te gremines financiare.
      Kush e dha lejen duhet te futet ne BURG,por MJAFT me me nderto e prish,se kjo eshte çmenduri

  • Bile keto duken pa late normal,e mireplanifikuar per detin.
    Shume Pune iu ka prishur humbja e PS ne Shkodër ilirit and co!

  • ky saiti e ka filluar me kontrabande cigaresh me vone me kontraband elektro-shtepijakesh gjithe jeta kontrabande edhe ne ndertim ky zoteria kontrabande .verini hekurat dhe le te beje kontrabande ne burg maskarai.

  • ktyne me i vu dinamitin se e kan shkaterru velipojen qe eshte nje plazh teper i bukur e i qet. Nuk dona me ndjek shembujt e durresit apo plazheve tjera skandaloze. Po ca ti bash injorantit nuk ka vizion e vetem din me ndertu pallate , e cfar pallatesh nga ato ma skandalozet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *