Sekuestrohen 1 300 bimë dhe 5 kg kanabis sativa

Elton Tafaruci

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së djeshme kanë goditur një tjetër rast, ku kanë bërë të mundur sekuestrimin e  1 300 bimëve narkotike dhe 5 kg kanabis sativa.

Në vijm të veprimeve hetimore kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim S.Gj.  46 vjeç, banues në Tiranë, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Borizanë dhe Derven, Krujë u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 1 300 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën në tokën në pronësi të shtetasit të mësipërm. Në banesën e S.Gj. gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material rreth 5  kg lëndë narkotike  e dyshuar e llojit kanabis  sativa.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *