Sekuestrohen 10 ton hashash në Mesdhe

Elton Tafaruci

Policia portugeze sekuestroi afro 10 ton hashash në detin Mesdhe dhe arrestoi 10 persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, bëri të ditur ajo.

Operacioni i ndërmarrë në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, franceze, holandeze dhe greke pas një vit hetimi, mundësoi arrestimin e 10 personave të dyshuar, dy portugezë dhe katër holandezë të moshës 20 dhe 61 vjeç.

‘’Ata janë të dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale ndërkombëtare e specializuar në trafikimin e drogës me shumë influencë në Portugali”, sqaroi policia gjyqësore portugeze në një deklaratë.

Anija e peshkimit e kthyer në varkë lundrimi po drejtohej me 333 pako hashashi në bord, drejt një vendi afrikan në pellgun e Mesdheut, me qëllim shpërndarjen e drogës në Afrikë dhe në disa vende evropiane.

Anija u interceptua dhe u drejtua në portin Portimao (jug) në sajë të përpjekjeve të njësisë portugeze të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, me ndihmën e disa mjeteve të vëna në dispozicion nga marina dhe forcat ajrore portugeze.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *