Sekuestrohen 1000 koli me cigare kontrabandë në Doganën e Durrësit

Ornela

Janë sekuestruar 1000 koli me cigare të kontrabanduara në Doganën e Durrësit.

Gjatë kontrollit në kontenierin me cigare, drejtoria e hetimit doganor u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskalë.

Paketat me cigare nuk rezultonin si markë cigaresh ndërkombëtare të regjistruara dhe të mbrojtura.

Në 1000 kolitë e sekuestruara me cigare u gjetën 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Durrës, për veprën penale: ” Kontrabanda me mallra qe paguajnë akcize ose me pezullim te plote apo te pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizës”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *