Sekuestrohen 120 mijë euro në Fier, dyshohet se janë përfituar nga krimi

Bora Basholli

Policia e Shtetit i ka sekuestruar 120.000 euro pasi dyshohet se i ka përfituar këto para me veprimtari kriminale.

Sipas policisë se Fierit llogari është në emër të shtetasit me inicialet T.B. dhe dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.

“Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia.

NJOFTIMI

Vijon puna për evidentimin e aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro., të shtetasit T.B.

Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ku i degjoi policia se keto leke i ka perfituare na veprimtaria kriminale, ne kafen e lagjes . 100 per 100 e rasteve te sekuestrimeve te llogarive bankare ne shqiperi u jepen posidueseve mbase 6 muajeshe se nuk arrijne ne asnje prove se keto leke jan ber me krime. Policia duhet te mesoin te punojn si ne evrope qe kur e bejne nje veprime jan te sigurte per ate qe bejne. Ne evrope nuk te vihen prangat pa fakte, ama po tu vune prangat jane te sigurte per provat qe kan dhe nuk shpeton dot me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *