Në kuadër të kontrollit të territorit, si edhe në vijim të punës kundër kultivimit të bimëve narkotike, në rrethin e Pogradecit, në Qafë – Panjë, nga ana e policisë u gjetën të kultivuara rreth 1320 bimë të dyshuara si narkotike kanabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve
