Sekuestrohen 15 kallëpe tritoli në Sarandë

Ornela

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 15 kallëpe tritoli, me peshë totale 6 kg.

Pas disa informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale të policisë se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr 4 Sarandë, mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në këtë zonë.

Si rezultat i kontrollit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve 15 kallëpet me peshë 400 gramë secili.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Share This Article
1 Comment
  • Ore, mirë që rruga ishte për nga kasollja, po kasollja vetë mos i përkiste gjë… kontrollorit? 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *