Sekuestrohen 155 kg hashash në Athinë, në pranga 3 shqiptarë

Leda Hysa

Një sasi e madhe hashash është kapur pranë Athinës, ndërsa janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë.

Mësohet se një operacion i madh policor është zhvilluar nga seksioni për luftën kundër drogës i Atikës në disa banesa të zonës Exarchia në Athinë.

Në të njëjtën kohë, u ndaluan pesë persona, nga të cilët tre u arrestuan. Të tre të arrestuarit janë shqiptarë.

Sipas mediave lokale që citojnë burime të policisë, kjo sasi e madhe e drogës u zbulua nga policia gjatë një kontrolli të bëre në një banesë në rrugën Sp. Trikoupi në Athinë. Tre të arrestuarit janë dërguar në prokurori.

Policia sekuestroi edhe 11 mijë e 825 euro, një peshore elektronike dhe 6 celularë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *