Sekuestrohen 20 tonë perime në Itali, vinin nga Shqipëria

Ornela

20 tonë fruta dhe perime (domate, patëllxhanë dhe speca) me etiketën e rremë “produkt me origjinë italiane” u kapën nga Guardia di Finanza ditën e sotme në Itali.

Mediat italiane raportojnë se malli, që vinte nga Shqipëria dhe drejtohej në tregjet e frutave dhe perimeve të Venetos, ishte vendosur brenda kutive prej kartoni në të cilat ishin shkruar “produkt me origjinë italiane”, që synonin të mashtronin konsumatorin për origjinën e mallit.

Sekuestrimi u krye në përfundim të operacioneve të një mjeti që drejtohej nga një shtetas me origjinë shqiptare.

Ata që ishin përgjegjës për mashtrimin u raportuan te prokurori publik të Trani, ndërsa mallrat, me cilësi të mirë, me urdhër të të njëjtit autoritet gjyqësor , iu dhanë institucioneve të bamirësisë të provincave të Bari dhe Barletta, Andria dhe Trani.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Pse ne BE nuk eksposrtohen produkte shqiptare?? Jetoj ne Europe dhe dyqanet jane te mbushur me produkte ushqimore nga Turqia, Marroku e plot vende jashte BE. Blej djathe turk, grek, po nuk shoh djathin e bardhe shqiptar dhe ate kaçkavall. Ky i fundit eshte unik. Djathrat e huaj kackavalle nuk i vijne as anash djathit tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *