Sekuestrohen nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasuri këto që dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Sekuestrohen apartamente, garazhe e tokë, dyshuar të blera këto nga financa me burim kriminal.
Në kuadër të Panit të Masave “VJESHTË 2017” ”Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale”, nga ana e Specialistëve të hetimit të Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda është bërë sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit nr.22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të Procedimit Pasuror nr.19/2017 në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i referuar në Prokurori nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
Pasuritë e sekuestruara janë:
Apartamente të ndodhura në Tiranë gjithsej 4 (katër) me një sipërfaqe 450 m2
Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithsej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2
Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithsej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2
Tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2
Në total me një vlerë tregu pasuri të sekuestruar arrijnë vlerën 4 milion Euro.
Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.


Ku ka toka ne Drimadhe,ato jane kullota qe me ligj ju jane kthyr pronareve,me shume se 20 vjet me pare.Kush i ka vene syne kullotave te NJ-se,cfare do ndertoje me pas atje?.I lane te pasurohen me cdo lloj forme,nga me te pamoralshmet e nga me te paturpeshmet,dhe tani kane filluar te hane kokat e njeri tjetrit.Mire shtepite dhe Garazhet qe i sekuestrojne se jane pasuri te vena keto kohet e arta te hajnise,por me trashigimine e kullotave te prinderve cfare kane?Gazeta “Dita” lajmin botojeni tamam jo me iniciale(NJ).C’eshte ky NJ-ja une nuk e njoh?Cili eshte efekti ne publik i ketij lajmi?Apo lajm per lajm-kot.Lajme te tilla duhet te kene efekt edukativ tek te gjithe.Denimet nga ligji kane edhe efekt edukativ,po ashtu dhe botimi inje lajmi.Vetem kur lajmi ka emer te vertete gazeta dhe gazetari mbajne pergjegjesi.Kur hajdutit i del emri efekti tek ai por edhe tek te gjithe ata qe e njohin apo e rrethojne eshte me rezultativ.Opinoni duhet t’i njohe hajnat,qe neser te mos ta perserisin me as ai e as te tjeret,ndryshe ju siguroj se, ose NJ nuk eshte hajn dhe sulmi behet nga hajna te tjere per t’i marre pronen e trasheguar,ose sulmi eshte pa baze ligjore,dhe njerzit e ligjit kane hallin e mos diskreditimit te tyre.Poketo nuk shkojne me !