Sekuestrohen 4 pako me marijuanë

redaktor

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme policia kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Efektivë të policisë gjatë kontrollit në vijën e dytë për në dalje për Greqi , të automjetit tip Volcvagen me targa greke YKY 1936 , që drejtohej nga shtetasi Jorgo Frango , i datëlindjes 1991 , nga fshati Vrisera i Komunës Dropulli i Sipërm Gjirokastër , rezultoi se në brendësi të dyerëve të pasme u konstatuan përkatësisht nga dy pako me lëndë narkotike në çdo derë , gjithësej 4 pako të mbështejlla me letër natriban ngjyrë blu .

Menjëherë policia Kufitare e Kakavijes ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në ambjentet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije dhe ka njoftuar Grupin Hetimor dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të cilët kanë mbritur menjëherë në Kakavije dhe po vijon veprimet.

Shtetasi i arrestuar në flagrancë paraprakisht ka deklaruar se lëndën narkotike e ka blerë marijuanen në Lazarat.

Ndërkaq materialet në përfundim të veprimeve të para hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të Trafikut Ndërkombëar të lëndëve Narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *