Sekuestrohen 68 kg kanabis

Elton Tafaruci

Policia e Sarandës sekuestron 68.23 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në pranga ka rënë poseduesi i drogës, shtetasi Ajet Lata, 65 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjashtë të Sarandës.

Shërbimet e Policisë së Sarandës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e 65-vjeçarit në fshatin Gjashtë, ku kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 68.23 kg e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në depon e banesës së këtij shtetasi, në një bidon plastik brenda të cilit ishin futur 22 pako me lëndë narkotike, mbështjellë me qese plasmasi dhe natriban ngjyrë kafe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *