Sekuestrohen 7680 kapsolla, procedohen 2 pronarët e dyqaneve në Bulqizë

Leda Hysa

Pronarët e dy dyqaneve në Bulqizë janë proceduar penalisht, pasi u janë sekuestruar një sasi lëndësh  piroteknike.

Policia e Shtetit njofton se gjithësej janë sekuestruar 7680 kapsolla, ndërsa të proceduar janë shtetasit:

-A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe

-në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.

Njoftimi i policisë: 

Sekuestrohen në Bulqizë 7680 kapsolla.

Procedohen penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollin e pandërprerë në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”.

Si rezultat i kontrolleve, në Bulqizë, në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 7680 kapsolla dhe konkretisht:

Në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.

Për këta shtetas filloi procedimi penal dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *