Sekuestrohen 77 kg kanabis, arrestohet poseduesi

Elton Tafaruci

Policia e Vlorës, ka bërë të mundur realizimin e operacionit, anti-kanabis, i koduar “POÇERIA”, duke sekuestruar 77 Kg lëndë narkotike, e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.

Në pranga ka përfunduar Edlir Brokaj, 30 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 30 vjeçarit policia ka gjetur të fshehur  lëndën narkotike  e ndarë në 11 pako, mbështjellë me qese plastike të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në sedilet e pasme si dhe në bagazhin e këtij mjeti.

.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *