Sekuestrohen cigaret kontrabandë në port

Edona Llukacaj

2494 koli  me cigare janë sekuestruar këtë të premte nga Drejtoria e Hetimit Doganor në portin e Durrësit.

Mësohet se kolitë e cigareve ishin bërë gati për transport kontrabandë.

Sipas policisë, pas kontrollit të ushtruar në kontenierët e cigareve është konstatuar se paketat nuk kishin pullë fiskale.

Paketat të cilat u sekuestruan janë të markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.

Ndërsa vlera e mallit të sekuestruar, nëse do të dilte në treg, përllogaritet afro 184.6 milion lekë.

Ky është kontenieri i tretë me cigare kontrabandë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *