Sekuestrohen mina me telekomandë gati për shpërthim në Elbasan

Ornela

Katër mina me telekomandë për shpërthim në distance janë sekuestruar gjatë operacionit të koduar “Mengel” në Elbasan.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Petraq Kote, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, 28 vjecari Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *