FOTO: Sekuestrohet Carlsbergu?

redaktor

Një nga hotelet më luksoze në kryeqytet është sekuestruar pas pamundësisë për të paguar këstet e tre kredive në banka të nivelit të dytë.

Hoteli Xheko Imperial i njohur më herët si Hotel Carlsberg ndodhet pranë Presidencës në një nga rrugët kryesore të Tiranës.

Godina ku prej muajsh ishin vënë re rikonstruksione luksi i përket biznesmenit Agron Xheko.

Xheko dhe bashkëshortja kanë marrë tre kredi në shumën 5.5 milionë euro, por nuk kanë mundur t’i shlyejnë ato.

Urdhëri i sekuestros ka dalë në 19 janar të këtij viti.

Hoteli njihet edhe si pikë takimi për politikanë e biznesmenë.

Po pse ka marrë Xheko një shumë të tillë kaq të lartë për rikonstruksionin e hotelit?

Burime pranë biznesmenit thonë për DITA se prej disa kohësh Xheko ka qenë në kontakte me menaxherë të zinxhirit të hoteleve të famshëm Hilton që mund të realizonin blerjen e Xheko Imperial në Tiranë.

Tre kreditë e njëpasnjëshme me vlera nga 900 mijë në 2.2 dhe 2.4 milion euro u morën për investimet që duheshin për të arritur standartet e larta të Hilton.

Por me sa duket Hilton është tërhequr nga marrëveshja paraprake.

Gropa e tre kredive të papaguara në banka ndërkohë është kaq e thellë sa është kërkuar masa ekstreme e sekuestros.

Vec bankave, në raporte borxhi me Xheko Imperial janë dhe një numër nënkontraktorësh që ende nuk janë paguar për punimet në godinën që bie menjeherë në sy për luksin e shtuar muajt e fundit.

Xheko deklaroi për media pas përhapjes së lajmit se puna në hotel vazhdon normalisht. / Dita /

xheko 2xheko 3xheko 4xheko 5xheko 6xheko 7

Agron Xheko njihet edhe për faktin që punon vetë në kuzhinë
Agron Xheko njihet edhe për faktin që punon vetë në kuzhinë

 

Share This Article
7 Comments
  • Sic duket kane mbaruar te ardhurt nga prostitucioni dhe droga, tafmaja e madhe te le pa gje. Si puna e Xheko-s ka edhe te tjere, e terheqte kemben zvarre.

  • Si ka mundesi qe bankat japin te tilla kredira nje njeriu qe pret kallamare ne guzhinen e restorantit te hotelit?Kush fshihet mbas Xhekos?Kush jane emrat e bankave dhe njerezit qe firmosin keto lloj kredira?Sa do i kushtoje publikut shqiptar kjo fature?Le te dale Banka Kombetare te jap shpjegime.(Mos harrojme qe normalisht keto kredi te bankave private duhet te jene siguruar nga Banka shqiptare)

  • Pyetja nuk duhet te jete pse i ka marre Xheko po perse ia paskan dhene bankat gjithe ato shuma. Cila ishte garancia e 5,5 milioneve?
    “Biznesmene” si ky Xheko i gjen me shumice ne media e ne nizneset e medha po fale politikes atyre akoma nuk u kane dale lakrat.

  • E dini ju sa e rruan Xheko per ju qe hani kot,i gjithe shteti shqiptar eshte ne borxh dhe nje dite do ta marrin edhe kete pleh shtet.Xheko po qe i zoti le te marri sa te doje kredi,po nuk e shleu do ja marrin hotelin,por ketu ska asgje te keqe,ne gjith boten ndertohet me kredi dhe kudo ka miq e shoke.Po keni te drejte sepse tek ne gjithcka eshte e rreme.
    Shteti shqiptar shiti per 30 milione USD hotel Dajtin vetes se tij qe eshte Banka qendrore.
    Taci e rruajti komplet shtetin duke marre kredi nga shteti per te blere pronen shteterore,gallate me te madhe nuk ka,pra te besh para nga hici.Hajdute ,birbo hajdute.

  • Redaksi,pa investigative gazetari nuk ka me Shqiperi!
    ZGJIDHJA!?
    Te arrestohen ne flagerance terev ‘profesoret’ e keshillit mbiklQIres se Bankes BOSH te Bathores dhe tere FULLHANET E SISTEMIT BANKAR!?

  • Ky i ziu paska qene i ndershem sepse ka vene hotelin kolateral dhe ka marer kredi.
    Riskun e ka patur mbi vete.
    Po Kokedhimat, Tacet, dhe te tjere si ata te lidhur me politiken e dini cfare bejne?
    Privatizojne objekte te kohes se Enverit per 2 milion leke te vjetra dhe pastaj te njejtat objekte i vendosin kolateral ne Banka ku marrin 2 milion euro.
    Dhe nuk shlyejne asnje kest.
    Bankat le te vene te marin germadhen e Enverit.
    2 milion euro e me shume.
    Me keto te merret ai guvernatori i ri qe nuk e dime me cfare merret pervecse me rrogat e larta te stafit te tij te gjithe bij e bija politikanesh

  • Me vjen keq. Per Z xheko dhe I uroj te Dali nga kriza dhe ka bere nje hotel madheshtor . Dhe ketyre pabuksave xheloz we shkruajne idiotsira dhe nuk dine .ca eshte business dhe rreziqet we ka te vazhdojne te jetojne jeten MIZERJE we Kane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *