Policia e Vlorës ka sekuestruar të hënën 15 kilogramë hashash në portin e këtij qyteti dhe ka ndaluar një person.
Lënda narkotike u gjet në autobusin e linjës së Brindizit. Mësohet se hashashi ishte fshehur në një bidon vaji.
Një tjetër sasi droge është sekuestruar po gjatë ditës së sotme. Në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, me targë KO 7579B, është gjetur 30 kilogramë hashash. Policia e Korçës ka njoftuar se kjo sasi ishte brenda një çante.
Kanabisi u kap në dalje të pikës kufitare të Kapshticës dhe mendohet se destinacioni i tij ishte Greqia.
Policia po punon për identifikimin e zotëruesit të lëndës narkotike.
