Sekuestrohet heroinë në doganën e Kakavijës

Ornela

1.5 kg heroinë është sekuestruar në Kakavijë nga policia, teksa në pranga është vënë një 37-vjeçar.

Elton Ferko nga Fieri është paraqitur në dalje të Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobusin e linjës Tiranë – Athinë.

Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavijë, autobusi ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare, 37-vjeçarit iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë narkotike, heroinë.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogram e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *