Sekuestrohet hoteli me vlerë 500 mijë euro në Himarë

Leda Hysa

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel.

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Ja te kthej nje fije pambuku mbrapsh.
    Filloi me duket!
    Filloi lufta kunder Mafias.
    Filloi lufta kunder korrupsionit.
    Bini ju daulle,
    Bini ju lodra!
    I bej rixha kryeministrit te Greqise,ministrit te jashtem,te Greqise,ministrit te emigracionit te Greqise,ministrit grek te luftes,MOS NA E PRISHIN KETE GEZIM ME NDONJE TELEFONATE!

    • O Demo !
      Fillim do te quhej kur t’i viheshin prangat edhe atyre qe firmosen dhe vulosen lejen e ndertimit, atyre qe nuk e “zbuluan dot” se letrat ishin te fallsifikuara .
      Apo jo ?

  • kjo eshte fallcifikuar me letrat e dok te ligjit 7501 nga toke bujqesore ne truall dhe m2 te vjedhur ne emra te tjere qe sishin pronare te vertete…..!!!!!!!!!!!!!!!!

  • 1001 llafe per argumentuar gjithe frike nje vjedhje e krim hapur ndaj prones.

    Dava demokratesh ramiste frikacake

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *