Sekuestrohet kokainë në autobusin e linjës Athinë-Tiranë

Dita

Një kilogram kokainë e pastër është sekuestruar pasditen e sotme në doganën shqiptaro-greke të Kakavijës.

Lënda narkotike u gjet në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, dhe konkretisht ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të mjetit.

Autoritetet policore raportojnë se autobusi drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, T.I, dhe i përket një kompanie greke transporti.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *