Sekuestrohet një gomone, dyshohet për trafik droge

Dita

Pasditen e sotme, është sekuestruar një gomone në grykëderdhjen e Semanit. Nga hetimet e para të policisë, rezulton se ka ardhur nga Italia.

Gjithashtu, dyshohet se gomonia do të ngarkohej me lëndë narkotike e do të rinisej më pas drejt Italisë.

Policia bën të ditur se, “gomonia ishte e pajisur me dy motorë me 250 kuaj fuqi secila”. Mësohet se, në pranga deri tani kanë përfunduar 2 persona.

Ndërsa, dyshohet se lënda narkotike e cila do të transportohej në gomone mund të jetë fshehur pranë zonës ku u gjet mjeti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *