Sekuestrohet regjistri i maternitetit ku vdiq nëna dhe foshnja

Elton Tafaruci

Policia jep versionin zyrtar të vdekjes së nënës dhe foshnjes në maternitet.

Rreth orës 06:00, mjekët e Spitalit “Koço Glozheni”, kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavionin e urgjencës.

Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit kanë konstatuar derën e pavionit të dëmtuar si dhe xhamat.

Gjithashtu mjekët  kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavion.

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes shërbimet kanë ftuar shtetasin F. O. (i vëllai) që të kalonte me to në komisariat për një deklarate.

Rreth orës 07:00 kanë njoftuar mjekët e spitalit se ka vdekur shtetasja Aida Koçi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Menjëherë është bërë e mundur që shtetasi F. O. të kaloi tek spitali.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka tërhequr rregjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qënë në punë.

Share This Article
1 Comment
  • ku veni o mjeke?
    mendoni se jeni diplomuar per mjekesi dhe jo per rjepesi lekesh
    reforma ne mjekesi duhet beresi ne drejtesi, nga pasuria qe kane vene keta kanibale qe hane jete njerezish…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *