Rreth 700 kg lëndë narkotike është sekuestruar sot nga policia e Durrësit. Sipas informacioneve, droga është sekuestruar në një furgon të braktisur tek Gjiri i Lalzit. Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe do të dërgohej në port me destinacion vendin fqinj, Italinë.
Mësohet se trafikantët kanë mundur të largohen pasi kanë pikasur efektivat e policisë duke braktisur edhe furgonin me lëndë narkotike. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të drogës.

hajde buk gruni……..jena hambari evrops..this is merakell formi
A mund te me thoni : Pse tani qe erdhi ne pushtet koalicjoni i majte zorret e kriminalitetit e te kondrabandes dolen sheshit ? Uroj qe cdo dite te degjoje ngjarje te tilla .Dicka po funksjonon .