Sekuestrohet 2.5 ton drogë në brigjet e Brindizit, dyshohet se vinte nga Vlora

Leda Hysa

 

Njësite e Brindizit të Guardia di Finanzia në bashkëpunim me Departamentin i Operacioneve Detare në Bari kanë kapur mbrëmjen e djeshme në brigje e Salento në Brindizi një varkë që transportonte sreth 2, 5 ton marijuanë.

Marijuana e sekuestruar mendohet se vinte nga Vlora, e kontrolluar nga mafia lokale e zonës.

Sipas informacioneve të mediave lokale ekuipazhi i varkës ku ndodhej lënda narkotike e sekuestruar ka mundur të largohet.

Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetëra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

Vazhdojnë ende tentativat e transportit të drogës shqiptare drejt brigjeve italiane.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *