Operacioni policor për ikonat në Shqipëri bën bujë edhe në mediat e huaja

redaktor

Është një nga aksionet që ka krijuar më shumë bujë në media. Policia thotë se ka arritur që të kthejë pranë shtetit mbi 1200 vepra arti, mes tyre 229 ikona kishtare, 4 piktura murale, 522 piktura bronzi dhe 322 objekte të ndryshme. Në pranga kanë përfunduar Arben Spaho dhe Gjergji Thimo.

Por Thimo nuk është një personazh i panjohur për publikun. Mediat kanë realizuar me dhjetëra shkrime e kronika për këtë njeri. Ai lavdërohej për koleksionin e tij gjigand me ikona dhe objekte të tjera me vlerë. Madje deklaronte se i kishte rezistuar ofertave që i ishin bërë nga Greqia për të transferuar atje muzeun e tij.

Televizioni ABC News kishte përgatitur një kronikë speciale për të si koleksionist, kurse TV Klan shkruante në një lajm që një ikonë e rrallë e Onufrit, pjesë e koleksionit të Thimos, do restaurohet në Luvër. Kurse Mapo shkruante se ikonat e Thimos janë në gjendje të mjerueshme, ndaj ai kërkon që të ngrihet një muze ikonografik.

“Në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Don Bosko” qëndrojnë bashkë në një shtëpi me qira mjeshtrit e mëdhenj të ikonografisë shqiptare, si Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, vëllezërit Zografi, Çetirët, e shumë autorë anonimë. Ata janë vendosur njëri mbi tjetrin në një dhomë të vogël jo më shumë se 5×6 metra katrorë. Prej disa viteve 150 ikona të koleksionistit Gjergji Thimo qëndrojnë në këto kushte, në pritje të ngritjes së të parit Muze privat të ikonografisë shqiptare,” shkruante Mapo.

Ndërkohë lajmi i ikonave shqiptare ka bërë bujë edhe në mediat e huaja:

http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-24468977

http://www.nytimes.com/aponline/2013/10/09/world/europe/ap-e…

http://www.washingtonpost.com/world/europe/

 

********

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të Ramës dhe ministrave të Brendshëm e të Kulturës, Rama deklaroi:

Jemi ketu për ti dhënë të gjithë rëndësinë që ka këtij operacioni të jashtëzakonshëm i cili ka  paralajmëruar rrënimin dhe shkatërrimin e trashëgimisë sonë kulturore.  Është e domosdoshmë të theksohet që kjo betejë sapo ka nisur, sepse trashëgimia kulturore është në rrezik akut. Po na shkatërrohen themelet e identitetit tone europian, kombëtar dhe qytetar.  Fakti që inventari i këtyre përmasave, i barabartë me një muze ishte ne duart e bandave flet vetë për gjendjen  alarmante dhe skandaloze të sigurisë në vend. Kjo bandë është një fill i pakapur dhe në vijim do të vazhdojë intensivisht puna për ta mbrojtur trashëgiminë. Ju themi qytetarëve që jemi në luftë për identitetin tonë kombëtar” .

Share This Article
31 Comments
  • ka shume koleksioniste te tjere private ne Tirane. Pse goditen pikerisht keta qe dilnin dhe hapur ne media? Mos eshte lufte mes grupeve te interesit ne kete fushe

  • Nje vend shume i vjeter eshte katandisur mos me keq per nga trashgimia kulturore, shume shekullore. Qe ne 1992 u dha sinjalet e para. Asnjeri nuk u muar seriozisht me kete. Kesaj duhet shkuar deri ne fund. Çdo ikone ne vendin e vet.

    • Kur c’do indivind nuk njehe Historine e tije, kur Bota perkulet perpara Shenjetoreve Shqipetare dhe ne as ja kemi idene, kur ne sekuestrojme Kishat (Permet) dhe mbushemi me Xhami, kur lejojme politikanet Turqe te na ndryshojne librat e Historise (Kosove), kur femijet tane mesojne Arabishten neper Medrese dhe nuk lejohet te mesohet gjuha qe shkruajne “guret”, Monedhat, Amforat ne Parqet Akeologjke….Nuk jemi pasardhes te kesaj Toke, por Anadollak mjerane.

  • Bravo ministri Tahiri, efillove me kembe te mbare, te rikthesh mrekullite shqiptare ne mesin e shqiptareve, eshte nje pune qe duhet lavderuar dhe ne qofte se do te duhej te behej nje miting entuziast, ky do te ishte rastme i mire, se jane rikthyer vepra te paperseritshme, unikale qe ska ne shoqe ne bote me vlera monetare te paimagjinueshme.
    Bravo ministria brendshme, bravo ministria e kultures, qe besoj se do te na risjelle edhe njehere arsimin e dikurshem mjaft efikas.

  • Z. Rama duhet ta dije mire se “thesari” qe sapo ka zbuluar eshte ne rradhe te pare prone e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, pastaj eshte edhe trashegimi kulturore kombetare, trashegimi qe pushtetaret duhet t`ja kishin kthyer Kishes 4 vjet e ca me pare, me nenshkrimin e marreveshjes shtet-KOASH, Ndersa lavderoheni per zbulimin e bere, beni mire t`i ktheni KOASH-i Kishen e se Tereshenjtes ne Permet e cila u zaptua pikerisht prej pushtetareve te “ligjshem” dhe u perdhos.
    Zotit Rama nuk i ka bere pershtypje se si perdhoseshin ikonat nga kontraktuesit e forces dhe permbaruesit private dhe hidheshin ne kamionin e plehrave te Bashkise se tij. Kjo thjesht sepse kerkon te mburret para votuesve me thesarin te cilin e kane pasur vete detyre per ta ruajtur si “klase politike” ,..
    Z. Rama te kerkoje falje per cfare ndodhi ne Permet dhe te ktheje URGJENT, gjithcka eshte pushtuar dhe perdhosur

    • Ty mund te themi vetem SHPELLAR IK DHE MBUSHU NGA ERDHE. se na qelbe me eren dhe jersen tende plot dhjam qeni.

      • Po nuk te pelqejne keto te verteta ose argumento ose mos fole. Ikonat i perkasin atije qe di ti lexoje ato qe shkruhen ne Ikona, atije qe i respekton ato, atij qe ka ate kulture dhe besim qe kishte dhe krijuesi i ketyre Ikonave.
        “SHPELLAR IK DHE MBUSHU NGA ERDHE” ti thuash Vetes dhe Mongoleve te tjere Shqip-foles, sepse Kishat dhe Ikonat jane me te vjetra se Xhamit dhe Ferexhet.

        “Ere qeni” mbane ti, se ne te Krishteret argjirojme nga mishi 3 x 40 = 120 dite ne vite.

    • Ke emrin e xhaxhait dhe te vjehrit tim, por nuk ju gjake fare atyre. Po pse mor Ilia kisha pasuri e kujt eshte? A ta ka thene njeri se kishat e xhamite subvencionohen dhe ruhen nga shteti si pasuri kombetare ne cdo vend te botes. Nje pjese e taksave shpenzohet vetem per ti ruajtur keto kulte kudo ne bote. Me llogjike tende i bie qe Papa mund te beje cte doje me Vatikanin se eshte prone e kishes katolike. Po te ishte keshtu do ishihnje te gjithe prifterinjte dhe hoxhallaret duke bere biznes me ikonat ne Ebay ose ne Amazon.com.

    • ilia emri yt me ngjall nje dyshim se mund te jesh at ilia tyto nga fshati leuse qe me doren tende disa prej ikonave dhe ikonostaseve te kishes se leuses u a ke shitur ketyre trafikanteve pra eshte me mire te heshtesh dhe te reflektosh se sa te akuzosh

  • Çfarë të thuash në këtë rast? Ky fenomen ka 23-vjet që vazhdon si biznes fitim-prurës dhe qeveritë më parë, as që e kanë vënë ujin në zjarr për ta ndaluar. A thua vërtetë nuk mundnin?!
    Jo më larg se qendra e Tiranës, vetë PIRAMIDA, ngjitur me zyrën e dashur të ish/kryeministrit tonë, u shkulën pllakat e mermerit 1 metër katrore seicila dhe i shihje në tregun e trotuareve, në Vorë!!! (i shisnin bathoraxhinjtë)….dhe mos e përdor po deshe shprehjen ..”Hajde dru me pre”…

  • Identiteti kombetar i shqiptarve eshte shume me i vjeter se koha e te berit te ketyreve ikonave.
    Shqiperia eshte ne kufijte e ekzistences si rezultat i korrupsionit moral e financiare te politikaneve te tij.Kete e dime shume mire ne shqiptaret por edhe miqte tane.Kete ju tha dhe zonja Klitnon ne kuvend.Ikonat i vjedhin ato qe ja dine vleren.Ato aty kane qene kur shqiptaret udhehiqeshin nga persona jo te shitur tek fqinjet.
    Ne Europen qendrore shume kisha po kthehen ne godina sociale.Problem tek Ne eshte papunesia,varferia te cilat nuk do te zhduken derisa politikanet aktuale te ngrihen ne nivelin e inteligjences te popullit qe perfaqesojne.

  • shume mire kishte me qene qe te luftohet per IDENTITET KOMBETAR,port fatkeqsishte ne SHQIPTARET kemi HUMBE IDENTITETIN KOMBETAR,perveq vllezerve tane SHQIPTARE KATOLIK qe kane te gjitha SHQIPTARE ORIGJINALE EVROPIANE me emra mbiemra tipik shqip,zakone tradita shqiptare,martesa e vorrime shqiptare,pershendetje shqiptare TUNGJAT JETA SHQIP-e te asimiluarit ne myslimano-osmano-turko-arrnautet thoje SELAM ALEJKEM arabishte -ju mgjat jeta- pastaje mqindra fjaleTURKE sidomos ne shqipri e maqedoni kame degjuar ket fjale turke JAVASH-JAVASH,ne shqip NGADAL-NGADALE.te shqiptaret e asimiluar ne TURKOFONE 85% KANE EMRA E MBIEMRA turq.flasin qindra e qindra fjale te pushtueves turq,si merhaba,hashqollden -mirse edhet.hoshbollden -mire se ju gjeta-azigin-trime-haber-lajme-aksham-mbremje-sabah-megjez-pis-flliqet-pisllak-flliqni-xhemat-grup njerzishe-bujrun-si urdheroni-qarshi -qender qyteti.haraq-tatime-ilaqe-sherim.hyzmet-sherbime.bajrak-flamure-ne kosove e maqedoni flasin edhe ma shume fjale turke se ne shqipri dhe jane 30 her ma te ASIMILUAR ne TURQ se SHQIPTARET e SHQIPRISE.prova se ne shqipri grate,nuset e femrat nuk veshin DIMIJA-SHALLVARE,PSHTEJAKE a ne kosove deri vone ne vitet 80 ta te gjith grate e jo edhe forte te moshuara kane veshur dimija dhe gati gjysmen e fjalve kane folure ne gjuhen turke ne familjet e tyre,por edhe SOT ne gazetat e tv-te gjyseme shqiptare te tyre flasin shume fjale turke e serbe per gjdo dite keni ne gazetat e tyre fjalen HARAQ turqisht-TATIM SHQIP-madje edhe lavdrohen me ket fjale e qindra fjale tjera edhe madje ne SERBISHTE VOZITE -GRAH DREJTON MAKINENE VATYREN-deri vone dokumentit zyrtar LETER NJOFTIMIT e kane thene ne serbe -licna karta-shtepis se komerciale-robna kuqa-poe edhe sot ka shume qe thoje ASQER-USHTAR.pytja ime konkrete QFAR LESH IDENTITETI SHQIPTARESH kemi kure te gjitha behen ne ALLA-TURKE.

  • Po ne lufte me palo drejtesine shqiptare kur do jesh?Nishani sapo dekretoi kryetarin e ri te KLD vegel e SB.Vazhdo merru me pikturat ti se ligjin e ban SB.

  • Keto jane ditet e para,po vjen era shtet.Le te shohe Berisha dhe shpellaret se si behet shteti.Kur arrestohen kriminelet,pasurohet qytetari.Kjo qeveri e ka nisur punen shume mire. ato vlera te paperseriteshme jane vlera te qyteterimit Europian te popullit me te lashte te Ballkanit,po degjoj lakejte e Janullatosit qe kerkojne ti pervetesojne,t`j JAPIN QOFTE KE DORA JANULLATOSIT.U be njehere ajo marrezi,kur ju lane ne dore te uzurpatoreve te kishes se Nolit e Visarjon Xhuvanit,vlerat e rralla te kultures,monumentet e kultures prej te cilave u grabiten keto ikona dhe afreske,tani jo me ,tani Shqiperia ka shtet,me ato objekte do te ngrihet nje muze i kultures mesjetare shqiptare ne kryeqytet.Bravo Tahiri,bravo Rama,Kjo toke kishte 23 vjet qe ju priste.

  • RAMA se bashku me kryeministrin e atehershem Pandeli Majko BERI NJE GABIM KUR IA DHA TOKEN E SHTETIT, ne mes te ministrive, KOMPENSIM KISHES, mund te gjendej nje toke diku prane katedrales ose mbas 15 kateshit, DHE E LA TE ndertohej 4 HERE ME TE MADHE SE LEJA, TANI ISHALLA I kane ardhur mendte dhe ato thesare nuk ia kthen Janullatosit, po muzeve tona.

  • Bukur,s’ka me bukur… Por une desha te di,kur do meret aksjon per ate,lulishten e Lazaratit!…

    TE KEQEN O ARAPASH!

    Te keqen, o arapash!
    Te mohuan,te ben’ hashe
    Qe kur zun’ te hane ashash
    U fun’ njerzit me te trashe.

    Un’ i ziu dhash’ e dhashe,
    – Qysh te bej- me vehte thashe,
    Dhe ju fuce detit me pashe,
    M’u ne dreq,o jete vafsh…

  • C’eshte ajo makine policije gjithe balte ku keni transportuar vepra arti te rralla nga lloji i tyre, ajio makine zgjyre edhe per te shitur patatet e Kukesit te Flamurit nuk lejohet. Z. Edi je ne kontrast me kollaren e kostumin, ku ne sfond je i perbaltur me ate makine e palare qe kur eshte vene ne pune, shikoji kete si merakli qe je per pamjen e jashtme, se mos ka dore ndonje nga ata sabotatoret e Sales qe i ke ne polici akoma. Njatjeta.

  • Gjithcka qe eshte pasuri kulturore orthodhokse duhet t`i kthehet Kishes Orthodhokse dhe bile URGJENT, i gjithe ky koleksion eshte pjese e indentitetit ORTHODHOKS dhe kush nuk desheron nuk ka pse te behet pjese e ketij identiteti, nese shteti nuk i kthen pasurite Kishes Orthodhokse, jo vetem qe shkel marreveshjen e ratifikuar ne Kuvend, por shkel edhe nje nga kushtet e pranimit ne BE,
    Nuk ka te drejte njeri te pervehtesoje identitetin tone ORTHODHOKS,

    • Zoti Ilia, pse merziteni! ato mbeten pasuri e orthodokseve por vetem se do te jene ne galerine e arteve dhe do t’i admirojne te gjithe, shqiptare dhe te huaj, pavaresisht fese! pse mendoni se kjo demton identitetin tuaj orthodox?

    • E kemi me te rendesishem identitetin tone shqiptar sesa vetem ate ortodoks, prandaj do ishte mire qe keto vepra arti te qendrojne ne muze.

      • Ikonat i perkasin atije qe di ti lexoje ato qe shkruhen ne Ikona, atije qe i respekton ato, atij qe ka ate kulture dhe besim qe kishte dhe krijuesi i ketyre Ikonave.
        Kur te mesosh qe Shen Mitri quhet Shen Dhimiter, Shen Mehilli – Shen Mihal, Shen Koli – Shen Nikolla, Shen Nduja – Shen Andoni, Shen Gjergji – Shen Jorgji, Shen Geri – Shen Jeronimi, Shen Gjoni – Shen Joani, Shen Likja – Shen Ilia, Shen Cilia – Shen Vasili, Shen Meria – Shen Maria….(po te degjonin emrat tuaja te Bastarduara do te trembeshi dhe Shenjtoret).

        Kur ti arishe keto keshilla atehere do te jeshe e denje qe te quhesh Trashegimtare e kesaj Kuture.

  • Ikonat kane pesuar po ate perdhosje qe pesoi edhe Kisha e se Tereshenjtes ne Permet, pra perdhojse e te SHENJTAVE,..Si objekte te shenjta duhet te vendosen atje ku jane vjedhur, neper Kishat Orthodhokse, sepse jane ne rradhe te pare sende nderimi si ikona nepermjet te cilave adhurohet Zoti Krisht, E Tereshenjta dhe nderohen shenjtoret.
    Keshtu qe nuk i kuptoj mendimet e komentuesve me siper qe kerkojne te jene pjese e inventarit te shtetit…,,

  • Trualli per Katedralen ishte detyrim i shtetit shqiptar qe i kompensoi Kishes Orthodhokse truallin e ish-Kishes Ungjillezimi i Perendilindeses, e zene nga 15 kateshi,…, prandaj jemi shume ne rregull, shteti na ka shume borxhe te cilat nuk po i shlyen, per te gjithe Kisha Orthodhokse “monument kulture” qe duhej t`ia kishte dorezuar para me shume se 4 vjetesh KOASH-it,

  • Qeveritare te rilindjes,KOASH eshte institucion fetar opo agjensi pronash te luajtshme dhe te paluajtshme?Politikat inkurajuese ndaj orekseve gjithmone ne rritje te institucioneve fetare per troje,prona,objekte,vlera,sheshendertimi,lulishte,parqe,varreza,qe kurre nuk i kane patur,po trondit thelle unitetin kombetar,po cenon rende bashkejetesen shekullore midis shqiptareve qe duhet thene troc,nuk e kane rrujt mener kahone as per fe as per fetare dhe ligjet e bashkejeteses shekullore i kane mbeshtetur mbi kanun.Keta Jane llastuar deri ne ate shkalle sa po trondisin sigurine kombetare.Ngjarjet e Permetit,cvarrimet ne Kosine dhe Boboshtice,ndertimi i varrezave greke ne Kelcyre e Gjirokaster me eshtra grash e femijesh shqiptare eshte jo vetem blasfemi,por edhe akte shpartallimi te dinjitetit kombetar,Ne cilen kushtetute,ne cilen ligjshmeri ne cilen rregullore eshte vendosur qe varrezat qytetare quhen prona te kishes dhe xhamise?Ne cilen republike demokratike sheshet e faljes se qytetareve te quajtura namasgjah jane prone e xhamive dhe jo e qytetareve?Ne cilin shtet demokratik nje kryemufti ka te drejte te betonizoje lulishten e qytetareve?Ne kete llogjike nje i shpallur sot kryeprift itempullit pagan te Hadit do te kerkoje pronat qe i perkasin ne amfiteatrin e Durresit,ne butrint ,ne Apolloni, Pallatin e sportit te Elbasanit ku ndodheshin varrezat antike,kalane e Lezhes .I moren seriozisht ca kafshare kooperative,ca kapterre ushtrie,ca greke e ca magjupe te zinj,u dhane celsat e monumenteve te kultures dhe ja perfundimi.;1500 vepra arti te shitura,te trafikuara dhe tani qe u sekuestruan thone na i sillni prape,i duam shpejt.Parlamenti te rregulloje njehere e mire maredhenjet me keta hajdute e demagoge te felliqur,se do ti kthehet populli qe i ka ardhur ne maje te hundes prej tyre!

  • KOASH-i eshte person juridik i njohur nga shteti shqiptar dhe ka marreveshje te ratifikuar ne Parlament, per kthimin dhe kompensimin e te gjithe pronave te sekuestruara nga shteti, me perparesi. Kjo nuk trondit aspak unitetin kombetar, perkundrazi, pasi e drejta e prones eshte ne karten e te drejtave te njeriut.
    Persa i takon Kosines, keto ceshtje i mbylli Prokuroria, sepse po te kishte vertet dicka antiligjore, do ta conin deri ne fund, por nuk kane patur fakte qe te padisnin Kishen per keto “cvarrime”.
    Koleksioni i stermadh qe u zbulua nga shteti, i takon KOASH-it. Keto ikona duhet te kthehen ne ato Kisha ku jane vjedhur (ose trafikuar), dhe te mbeten si pjese esenciale e identitetit tone kombetar,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *