Sekui: Shqipëria nuk dështoi, duhet dialog politik

redaktor

Bashkimi Europian nuk e lidh qëndrimin e një dite më parë të ministrave të jashtëm në Bruksel, me dështimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Përkundrazi sipas Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tirane Etore Sekui, vendet anëtare në unanimitet e njohën progresin e Shqipërisë. Ambasadori Sekui përjashton mundësinë se qëndrimi i mbajtur nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme lidhet me skepticizmin që ekziston mes tyre për zgjerimin.

Shqiperia deshtoi per te treten here me statusin. Pyetja ime eshte. A deshtuam ne, apo Keshilli u regua i pandershem me Shqiperine?

Sequi: Para së gjithash, dua të them se ky sistem kërkon njëzëshmërinë e gjithë vendeve, pra çdo vend, të njëzet e tetë vendet, duhet të bien dakord që të merret vendimi. Por besoj se ajo që është e rëndësishme, sipas mendimit tim, është se askush nuk dështoi, askush nuk dështoi sepse Këshilli e ka njohur progresin që ka bërë Shqipëria dhe unë do të doja t’ju falënderoja për pyetjen, por edhe të ndaja, nëse jeni dakord, disa nga konkluzionet e Këshillit që duhen kuptuar si duhet. Këshilli tha se i mirëpret masat e mëtejshme të ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ky është konsideruar si progres. Angazhimi i qeverisë së re në këtë drejtim … Këshilli lavdëroi përpjekjet e intensifikuara të qeverisë së re në këto fusha dhe nxit autoritetet ta ruajnë këtë vrull të ri. Kështu Këshilli dhe njëzet e tetë shtetet anëtare e kanë pranuar se ka pasur progres. Ata i kanë kërkuar Shqipërisë të vazhdojë të mbështetet në këtë vrull, por Këshilli ka thënë edhe diçka më shumë. Këshilli dhe njëzet e tetë vendet anëtare kanë nënvizuar dialogun e qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për çështje që kanë lidhje me integrimin evropian duke thënë se ky angazhim i qeverisë dhe opozitës do të jetë vital, kanë thënë vital, për të siguruar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Pra, siç e shihni, gjuha është shume pozitive dhe është pranuar roli që qeveria, por edhe opozita kanë pasur në këtë progres, që u deklarua qartë.
Mund ta lidhim vendimin me njëfarë skepticizmi të mundshëm të vendeve evropiane? Dua të them, për zgjerimin.
Unë mendoj dhe besoj se nuk mund të flasim për skepticizëm. Pa dyshim që rregullat e lojës nuk janë të lehta, shtetet anëtare duan të shohin angazhim dhe në fakt Këshilli i ka kërkuar Shqipërisë të vazhdojë të konsolidojë angazhimin e treguar deri tani. Sipas mendimit tim, ajo që ka rëndësi, është të luftohet lodhja e mundshme nga reforma që mund të prekë disa nga vendet, nuk po flas për Shqipërinë, por në përgjithësi, sepse opinioni publik duhet të kuptojë diçka shumë të rëndësishme. Është pikërisht ritmi i reformës, që sigurisht shkon në të mirë të integrimit evropian, por veçanërisht të transformimit të shoqërisë dhe në fund të fundit, është një gjë e  mirë për njerëzit.
Pyetja e fundit. Keni ndonjë këshillë për qeverinë, por jo vetëm për qeverinë, por për mazhorancën dhe opozitën për këtë çështje. Çfarë duhet të bëjnë në këta gjashtë muaj?
Mendoj se kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Do të thosha dy gjëra: së pari, të kuptohet se Shqipëria ka nevojë për Evropën dhe Evropa ka nevojë për Shqipërinë dhe së dyti, të vazhdojnë të punojnë së bashku në mënyrë pozitive, siç e ka thënë Këshilli, siç kanë thënë njëzet e tetë vendet anëtare, për të pasur një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm me qëllim që të ecet përpara me reformat dhe më në fund të arrihet ky rezultat shumë i mirëpritur në qershor.

 

Bisedoi: Arsen Hoxha.Vizion Plus

Share This Article
8 Comments
  • Ka deshtuar Europa e plakur qe po furnizohet me klandestine nga Afrika, Vendet Arabe, Cini Macin duke i kthyer ne qytetare. Shqipetaret do t’u permiresonin rracen ne menyre te vecante hollandezeve, kurrizdale, pa pigment, qe flene vetem me droga te forta dhe me mesare moshe te popullsise me e larta ne bote.

    • Po gjithe kyci i ketij probelmi aty eshte _-Se nuk gaboi Shqiperia, , por gaboi .EU ketij HALLI si tja bejme ?

      Se po te ishte faji i Shqiperise dhe qeverive shqiptare, hajde de, do thoshim e kemi fajin vete …Duhet te punojme me shume ……

      Mirpo ne kete rastin tone e ka fajin…Albitri –Kjo nuk regullohet dot, bej c’te duash ti …..
      Puno ti sa te duash…beje Shqiperine lule .Do ngihet prape Anglia e do thote :…Keni probleme

      Edhe po te vesh re kritiken e tyre eshte tipike me shprehjen :..e ngrohe gomarin, e ftohe gomarin

      _-Se nga nje ane ata thone :…denoni korupsionin e qeverise se kaluar

      , Nga ana tjeter ata te thone :..Duhet patjeter te ritet dialogu me opoziten

      Mirpo keto jane dy gjera qe kundershtojne njera tjetren, se po denove nga qeveria e kaluar,
      atehere nderpritet komplet dialogu me opoziten se qeveria e kaluar eshte e opozites,
      dhe opzita behet armiqesore…..Sepse ne nuk kemi pjekuri politke , jemi akoma ne fillimet tona

      _-Si mund te vendosesh dialog me opoziten , kur ti i thua denoje korupsionin e qeveriatereve te shkuar

      Se antyrisht korupsioni duhet denuar, por ne keto kushte qe jemi ne, nuk mund te jesh kaq strikt kunder korupsionit te kaluar , sepse ndeprret te gjitha lidhjet me opoziten

      Dhe pastaj te vjen EU dhe te thote, ti nuk ke dialog me opoziten ndaj nuk futesh ne EU

      __Ose nqs ti krijon dialog me opoziten, por atehere nuk ke si te denosh korupsionin e djeshem
      Atehere , prape te thote EU ne qershor ;..ti nuk ke luftuar kortupsionin

      __Pra EU , edhe ne oponencen e saj eshte hileqare, dhe te fut ne ate qe quhet “catch 22 situation” ,ose sic thote populli jone :’e ngrohe gomarin, e ftohe gomarin”

      Ndaj themi se , gjithe problemi jone keshte qe Faji eshte tek te Medhenjte e EU-se
      qe nuk na kane shume per zemer ,
      dhe perdorin hipokrizine ne standartet e tyre ….
      se dihet edhe ketu ne USA ,qe Europa eshte shume esktrem kunder myslymaneve

  • Eshte e pamundur te mos jene kontradiktore keta europiane.
    Si mund te pajtohet pohimi i Këshillit te Europes qe, ai “i mirëpret masat e mëtejshme të ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe … ai i ka kërkuar Shqipërisë të vazhdojë këtë vrull” me pohimin tjeter qe, Keshilli “ka nënvizuar dialogun e qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës… duke thënë se ky angazhim i qeverisë dhe opozitës do të jetë vital, kanë thënë vital, për të siguruar të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
    Nga njera ane duartrokitet qeveria per veprimet e marra keto 3 muaj kunder korrupsionit dhe nxitet ta ruaj kete vrull dhe te shkoj me tej, nga ana tjeter sugjeron qe te bashkepunoje me opoziten, kur te gjitha shenjat tregojne qe vazhdimi i ketij vrulli te qeverise te çon ne kupolen e opozites.
    Si ta kuptojme kete?

  • Ama kjo zonjeza qenka perkthyese ?! Ky diplomati SEQUI, eshte beqar apo i martuar ?!
    Mjere vatani ,mjere mileti ,ku e lame e ku na mbeti !!!
    Po tallet Europa me ne , sic eshte tallur pergjate 100 vjeteve .
    Prandaj t’i lutemi Amerikes qe t’na pranoje ne gjirin e saj , duke i ofruar token time per demon-
    timin e lendeve kimike . Ndersa une i jap fjalen se do te vij qe te punoj ne kete demontim duke
    qene i bindur se asgje s’do te ndodhe ! Armiqt e brendeshem dhe te jashtem te kontigjentit
    ruso-serb, permes agjentures se brendeshme e sabotuan kete bashkepunim shqiptaro-ameri-
    kan . Ne keto rrethana kryeministri aktual shqiptar nga deklarata qe beri per kete problem u
    tha me dhimbje shtetit mik qe jemi te pamundur te pranojme kete propozim nga shkaku i
    sajimit te protestave nga segmente te caktuara shqiptare te lidhur me agjenturen serbe ,por
    qe ne fund te fundit i sherben rusit .

  • Maksimalisht te indinjuar ! S’duhet me t’i lutemi Europes plake !
    Shqiptaret nuk i kane borxhe Europes, ndersa ajo i ka nje mal
    korabi borxhe dhe jam kunder atyre individeve ,shqiptar , per fat
    te keq qe mezi presin qe t’ja hedhin fajin shqiptareve dhe pa
    as me te voglin skrupull , t’ja hedhin fajin nje qeverie qe ende nuk
    eshte ulur ne karriget qeverisese .Turpi botes qe per inate sime
    reje vete flene me mullixhin ! Edhe nje milion here TURPI BOTES !!

  • ANALIZE : Pa asnje diskutim qe Miku i im Etore Sekui ka hyre ne enciklopedine e personazheve te teatrit Shekspirian. Kembengulja absurde e institucioneve te BE per tu paraqite me nje Sharlatan ne Tirane ka kriju ate situate tragji – komike ne marredheniet BE – Shqiperi.
    Gafa e Madhe e 12 Kushteve qe ne letersine Shqiptare te realizmit socialist do ishte, shkelqimi dhe renja e 12 Kushtve, do ishte me se e mjaftueshme qe ky Sharlatan te largohej nga Tirana.
    Z. Etore Sekui sebashku me dy a tre Eurosharlatane te tjere te Parlamentit Europian te
    cilet per rastesi jane ne kete Parlament kane 3 o 4 vite qe i biejne Tallallit ne mes teTiranes e para gjitha mediave :
    – Plotsoni 12 Kushte e pastaj do ju jepet Statusi. –
    Berisha plotsoi 9 e3 te tjeret u plutsuan ne periudhen e nderrimit te pushteteve duke u bere 12.
    Teshti me refuzimin qe beri Kancelaria Angjelina Merkel doli se 12 kushtet keto Eurosharlatane i kishin vene ashtu kot per kuj, thjesht me ba humor me Shqiprine. Se cfare bejne politikanet Shqiptare me Amasador Sharlatanin z. Sekui kjoeshte pune e tyre, po media Shqiptare do vazhdoje te pranoje genjeshtrat, gafat dhe Zylot e Etore Sekuit ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *