Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Vitit të Ri 2013, i cili sipas tij do të jetë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Duke iu drejtuar në shqip të gjithë shqiptarëve, Sekui tha se 2013 nuk është thjesht në numër më shumë në kalendar, por një mundësi e re për Shqipërinë.
“Të dashur miq shqiptarë, pas pak ditësh nis viti i ri. Për mua do jetë viti i tetë në vendin tuaj të bukur me ju. E di që ende flas shqip si arbëresh. Shqiptarët janë evropianë në gjeografi dhe evropianë në shpirt. Besoj te ëndrra evropiane e shqiptarëve. Ky vit do të jetë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe perspektiven e tij evropiane. Një vit i ri nuk është vetëm një numër më tepër në kalendar, por është edhe një mundësi e re. Kam besim se bashkë do realizojmë sfidat në të ardhmen. Gëzuar të gjithë shqiptarëve”, përfundoi Sekui.
Me fytyra, si kjo e jotja dhe e dy ambasadorve te tjere, jo 2013, por as 2053 nuk do te sjellin ndonje gje per Shqiperine dhe shqiptaret. Nese Shqiperia dhe shqiptaret jane nen zgjedhen dhe diktatin fashist te Sali Ram Serb Berishes, kjo eshte per shkakun tuaj, per sjelljet dhe qendrimet tuaja prej servili, vasali dhe frikacaku. Eshte turp dhe e papranueshme qe tre ambasadore “nderkombetare” (jane bere me keq se shqiptaret), te kene kaq frike nga nje uzurpator dhe kuisling si Sali Berisha. Turp i madh!