Anëtarësimi i Kosovës me të drejta të plota në OSBE ka shkaktuar debat mes deputetit shqiptar Eduard Selami dhe ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç. Debati është shkaktuar pasi anëtari i delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-se në Vjenë Eduard Selami i ka kërkuar Serbisë pranimin e Kosoves si anëtare e OSBE-se.
Por, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç e quajti provokim kërkesën dhe tha se OSBE-ja nuk është vendi për ta diskutuar këtç çështje.
Deputeti Selami u përgjigj duke thënë se askush nuk mund të ndalë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Selamika vënë në dukje se marrëveshja e nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë bën të qartë se Kosova nuk duhet të pengohet në integrimin në të gjithë mekanizmat rajonale dhe ndërkombetare.
Ai pyeti nëse Sërbia i qëndron këtij angazhimi, nëse ka vullnetin dhe a është e përgatitur për anëtarësimin e Kosovës në OSBE ndërkohë që Serbia ka presidencën e rradhës.
Ministri serb Daçiç reagoi ashpër duke thënë se Serbisë nuk duhet t’i kërkohet që të respektojë parimet e OSBE-se, vetëm kur bëhet fjale për Serbinë.
“Mos kërkoni nga në që të mos respektojmë parimet e OSBE-së, vetëm kur bëhet fjalë për Serbinë. Unë iu qëndroj të gjitha parimeve të OSBE-se, integritetit territorial, nuk mundem une tani te mbroj me pak integritetin territorial të Serbisë sesa të Ukrainës.
Mos e kërkoni këtë nga ne, sidomos nga kryesuesi. Këtu nuk vendoset për këtë gjë”, tha D
Ai përsëriti qëndrimin serb se cështja e Kosovës duhet të kthehet në sistemin e drejtësisë, pavarësisht se gjykata ndërkombetare e drejtësisë e ka konsideruar të ligjshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës në baze të ligjit ndërkombëtar.
“Këtu nuk është vendi që të bisedohet për këtë temë, unë do e kisha lutur Shqiperine qe te merret me çështjet e parimeve te OSBE-se dhe të mos shqetesohet per bisedimet tona me Prishtinen sepse e gjitha kjo po ndodh ne Bruksel dhe nuk po ndodh ne OSBE.”, tha kreu i diplomacisë serbe.
Por anëtari i delegacionit parlamentar shqiptar Eduard Selami u përgjigj se Daçic humbi një mundësi për të jetuar si një president në detyrë i OSBE-së dhe dukej ne ton dhe substancë me shumë si zëdhënës i Millosheviçit.
“Nëse ai mendon se pyetja që ngrita une, është një provokim, jam i sigurte se javën e ardhshme në Kongres do te behet e njejta pyetje. Askush nuk mund të ndalë integrimin e Kosoves mbi organizatat ndërkombëtare.”, tha Selami.

Nga shites veturash ne USA poitikan;
Eh mor nastradin sI di te gjitha ti…