Geri Kokalari komenton situatën politike në Shqipëri dhe rikthimin e Eduard Selamit në PD. Në një intervistë për revistën “Java”, aktivisti shqiptaro-amerikan thotë se rikthimi i Selamit është një sinjal se PD-ja është në telashe. Kokalari thotë se me dëshirën për t’u rikthyer në partinë që dikur e largoi, Selami do të ndërrojë vendin në makinë, duke kaluar nga sedilja e shoferit në ndenjësen e pasme luksoze.
“Fakti i rikthimit më bën të ndjehem keq për Selamin, që ka arritur në një stad kaq patetik të jetës së vet. Lajmi i mirë është se kjo përbën një indikacion të fortë se Berisha ndodhet në telashe. Për arsye se kjo tregon një akt dëshpërimi të thellë të të dyve, si Berishës por edhe Selamit. Duket se Berisha po përpiqet të gjejë një injeksion me vitaminën B12, duke menduar se Selami do t’ia rinojë imazhin dhe do të ndihë shmangien e vëmendjes nga natyra kriminale e regjimit të Berishës. Por nëse kjo është plani i lojës së Berishës, duket se është një tjetër nga skemat e tij realisht budallaqe sepse një përqindje e madhe e atyre që kanë të drejtën e votës-ndoshta gati 25 % e tyre syresh ose nuk kishin lindur ose ishin shumë të rinj të kujdeseshin për këtë fakt, kështu që ata dinë fare pak për Selamin. Fatkeqësisht, çfarë njeh shumë mirë ky brez i ri i shqiptarëve është fakti se janë rritur në një vend që drejtohet nga një qeveri e korruptuar, e ku ka shumë pak mundësi ekonomike. Selami është përpjekur të mbajë fytyrën e tij përballë shqiptarëve përmes medias, por që kur la Shqipërinë, ai ka bërë pak, nëse s’mund të themi asgjë ta ndihmonte Shqipërinë- kështu që ai sigurisht s’ka ndonjë kontribut ta meritojë respektin. E njoh Selamin dhe kam folur në disa raste rreth situatës politike në Shqipëri dhe në shumë nga këto diskutime për situatën në vend ndanim neverinë tonë të përbashkët dhe mospëlqimin për Berishën dhe dëmet që ai ka bërë për Shqipërinë. Selami ka jetuar shumë kohë në ShBA për të kuptuar diferencën në mes të një demokracie funksionale dhe kleptokracisë autoritariste, që është shtjelluar nën Berishën. Kështu që fakti se nuk e njeh mirë këtë gjë, demonstron qartësisht se fjalët e Selamit nuk mund të besohen, ndaj në këtë logjikë Selami dhe Berisha janë shumë të ngjashëm. Por kjo gjithashtu më shpjegon tani se pse Selami nuk i përgjigjej ftesave të mia e të bëhej pjesë e një Shqipërie demokratike. Në retrospektivë, me sa duket, ai ishte duke thurur kthimin e tij në Partinë Demokratike dhe kjo ishte pak më shumë sesa një lëvizje egoiste që kish pak të bënte me idealizmin apo me principin. E vërteta është se Selami nuk ka arritur pothuaj asgjë në Amerikë dhe këtë e marr me mënd, pasi ai ka punuar si shofer. Kuptohet s’ka asgjë të keqe në lidhje me këtë, është një punë e ndershme, por sigurisht nga ana psikologjike është një si poshtërim nga qenia një lider politik në atdheun e tij, ku ai do shoqërohej kudo nga shoferi i vet. Ndaj në realitet, kjo përbën tamam edhe dëshirën e Selamit për të ndryshuar pozicionin ku ai ulet në makinë. Që do të thotë se nëse Berisha fiton, ai lëviz nga timoni për t’u ulur në ndenjësen luksoze të pasme, ku mund të luajë i patrazuar video games në iPad e vet. Sepse nuk mund të imagjinoj sesi Berisha do mund t’i japë atij më shumë përgjegjësi në një qeveri të re. Dikush duhet të marrë në konsideratë se janë disa peshkaqenë xhelozë që janë ushqyer nga Berisha dhe që i kanë ngurtësuar pozicionet e tyre brenda sferave të influencës së Berishës në pak vitet e fundit, të tillë si Topalli, Basha, Meta dhe Mediu. Dhe s’do të ketë asnjë dyshim që ata do kenë dhëmbët jashtë në sulm për Selamin sepse realisht nuk i besojnë fare. Por pse ata apo kushdo tjetër vallë mund t’i besoj? Pos të gjithave, Berisha e ndoqi Selamin nga Shqipëria dhe ai u largua në drejtim të SHBA, si një qen me bishtin mes këmbëve. Dhe, ndërsa ishte në SHBA ai do t’i thoshte kujto, që e dëgjonte, se Berisha ishte diktator. Njëherë, madje më tha se ndërsa po udhëtonte në një aeroplan me Azem Hajdarin, vetëm pak muaj para se ai të vdiste, Hajdari i kishte pohuar një të fshehtë se besonte që Berisha kishte qëllim ta vriste. Duke dëgjuar këto fjalë dhe duke ditur se çfarë tipi i rrezikshëm kafshe ishte Berisha, kjo më tregoi se Selami ishte një person egoist, që po priste të rikthehej për të pasur egon e tij të masazhuar me çdo kusht. Por çfarë e bën këtë veçanërisht ofensive, është fakti se Selamit i ish dhënë privilegji i shijimit të lirisë në një demokraci të vërtetë, edhe pse ai tani merr anën me një diktator si Berisha për përparimin e vet. Për hir të egos së tij dhe aspiratës së lëvizjes nga sedilja e pasme e makinës, ku ai mund të qëndrojë me më shumë komfort, unë i uroj vërtetë shumë sukses. Paçka se për aq sa njerëzit e Shqipërisë janë të merakosur, kanë kuptuar se jetojnë në një xhungël dhe që vendi është drejt lëvizjes në drejtimin e një diktature, ku vetëm njerëzit me të ardhme të ndritshme ekonomike janë njerëzit me emra të tillë si Ilir Meta, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha. Kështu është shpresa ime për shqiptarët që pas zgjedhjeve, Selami do të kthehet atje ku i takon në punën e tij në SHBA si shofer i thjeshtë pas një timoni makine”, thotë Kokalari.
Selami eshte mall i se njejtes fabrike demode te uzurpueseve te PD-s.Mos u lodhni duke u marre me te.Eshte e vertete qe brezi i ri as e njeh e as ja fershellen njeri,ndersa ne e njohim dhembe e dhemballe.Eshte kohe e humbur te merresh me nje karavidhe te historise.
Keq ardhje për E. Selamin. Dinjiteti është e duhet të jetë (edhe për Selamin), më i shtrejtë se një dorë privilegjesh që mund t ia japë Sala. Ardhja e tij, vërtetë ka një motiv të dyshimtë.
Nuk e di nese zoti Kokalari e ka marre vesh stigmatizimin qe Erla Mehilli,me saktesi matematike,i ka bere nahijes se dr.dhjeramanit,-“atje tek ne (pra ne nahijen e brekedhjerit te historise,ne ate gjene qe quhet PD ) vetem po te hash mut behet karriere”.
Selami eshte ne parametrat e nahijes,zoti i nderuar Kokalari dhe ai nuk e mohon qe i qendron rregullave te lojes.Kjo ka qene ,qe ne nisje,e do te mbetet historia e PD-se ,po qe se do te rroje me.
Zoti Kokolari ka folur gjithmone te verteta te pamohueshme. Keshtu shkroi ai edhe per bandat e Sokol Olldashit gjate fushates zgjedhore te v. 2005, te verteten thote edhe tani. Vetem se keto te verteta, nuk e di pse, kane rene ne vesh te shurdher. Uroj qe shqiptaret te jene ndergjegjsuar dhe t’i vene gishtin kokes.
Si shqipetar qe mendon se duhet bere shume si jasht dhe brenda vendit per te demaskuar fytyren e serb_berishes ne qarqet politikane te SHBA, i lutem shqipetareve nga Amerika, dhe sidomos atyre qe banojne sidomos ne triboro zone, Nju Jork, Nju Xhersi, Konektikat,nqs doni te beni dicka gjeni ne zemren e tyre dhe mundoheni te lidheni dhe te beheni aktviste ne shoqaten e krijuar nga Geri Kokalari, ADA. Geri ka bere gjithcka qe ka mundur te demaskoje politiken e SRB tere keto vite duke ju derguar letra te gjithe institucioneve amerikane, por nqs nuk ka zera te tjere, zerat tone si votues amerikane, qe t’i bashkangjiten, nuk realizohet qellimi per te arritur demokraci ne Shqiperi Politikanet amerikane duan te degjojne gjithashtu zerat tane, jo vetem nje zerin e Gerit.
Per me shume per kete organizate, shkoni ne faqen e ADA dhe regjistrohuni nqs doni qe zeri juaj te bej qofte dhe me te voglin impakt:
http://www.adausa.org/
Puna e taksistit kudo eshte e veshtire, aq me teper ne Amerike. Ketu ai ka ardhur t’ bjere qylit me taksapaguesit shqiptare, qe paguajne disa idiote dhe nuk duan t’ia dijne per vehten e tyre, qe vrasin e vriten me njeri tjetrin, qe vetvaren e vethelmohen. Ne keto 20 vjet, shqiptaret kane kaluar ne nje varferi te thekesuar mendore e intelektuale.
Z.Kokalari endra Juaj per nje Shqiperi demokratike eshte marr peng nga segmente nga ajo kuzhine ku gatuhen te gjitha gjellerat!Sjella e Selamit nuk ishte as iniciative individuale e tij as e perbindeshit Sali (tashme i dale prej kafazit)por imponim i kuzhines qe pasi provoi te na helmonte me K.Spahiun na serviri Selami.Kji kuzhine eshte terbuar kesaj radhe pasi populli shqipetar ua ka beshtyre te dy keto pjata e ka vendosur te haje gjellen tradicionale Rama.Kjo eshte gjella qe pelqen ky popull
Eshte kuptimplot reagimi i nje aktivisti te fuqishem i te drejtave dhe lirive te Shqiptareve qe aspirojne per per nje Shqiperi me shtet demokratik ne plote kuptimin e fjales sic eshte Z.Kokalari.Dhe qe eshte i vetem ne sipermarrjen e tij kjo eshte evidente.Por nese eshte fjala qe ne SHBA-ka veprimtar te fuqishem pjese e lobit Shqiptar,si Z.Kokalari ata duhet te unifikojne aksionin e tyre dhe te prezantohen me nje ze dhe qendrim te perbashket para administrates Amerikane.Perndryshe i bie te jemi te denuar ne fatalitetin tone,qe e thene ndryshe demokracia me pikatore Shqiptare te vazhdoj te kaloj pambarimisht ne filtrat e Beogradit dhe Athines.Sa per Eduard Selamin nese 18-vjet te qendrimit te tij ne Amerike nuk e farketuan dhe maturuan per te qen dikushi atje,nuk ka si te jet kurrkushi ketu.