Gaztorët e Mbretit janë personazhe të krijuar me mjeshtëri nga shkrimtari i famshëm Uilliam Shekspir në disa nga veprat e tij. Janë kryesisht lolo pranë oborrit mbretëror që në momente të caktuara të dramës apo tragjedisë marrin një rol të spikatur dhe të rëndësishëm. Rasti më i qartë i nocionit të “gaztorëve të Mbretit” paraqitet në veprën “Mbreti Lir”, një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 – 1606 dhe e botuar në vitin 1608. I njëjti nocion është përdorur në vitet e fundit edhe në kinematografinë amerikane. Në vitin 2006 regjizori Stiven Zailan publikoi filmin “Gaztorët e Mbretit”, filmi rrëfen historinë e ngjitjes në majat e politikës të një idealisti në “Louisiana” të Shteteve të Bashkuara dhe më pas demaskimin e korrupsionit që do të shënojë rënien e tij. E kemi përdorur si figurë në kopertinën tonë të sotme për të folur rreth afrimit në PD të disa emrave dikur kritikë me të, sigurisht kundrejt premtimit për një mandat deputeti, por edhe shenjë e qartë e luftës për vota mes PD e FRD.
Eduard Selami
Eduard Selami ndodhet në Tiranë me rastin e 85 vjetorit të lindjes së të atit (kështu thotë në një intervistë që ka dhënë mbrëmë në “Opinionin” e Fevziut) dhe, siç bën zakonisht kur vjen në Shqipëri, nuk i ka rezistuar tundimit për ta thënë të vetën lidhur me zhvillimet politike të këtushme. Por këtë herë ka befasuar me tonet pajtuese e mesazhet e mirëkuptimit në adresë të Berishës. Nuk është se ka bërë ndonjëherë kritika të forta për këtë të fundit, por mbrëmë ranë në sy për deklarata të llojit: “besoj në një fitore të mundshme të PD-së në zgjedhjet e ardhshme”, “nëse do të më bëhej një ftesë nga PD-ja për të kontribuar në këto zgjedhje, do ta pranoja me kënaqësi”, “PD-ja është një forcë progresive, tërësisht integruese, dhe ka potenciale për ta çuar vendin edhe më përpara”, “Enderra ime e para 23 vjetëve per Shqipërinë eshte realizuar sot dhe jam krenar qe PD-ja ka kontribuar per realizimin e saj”, “PD-ja del me një bilanc pozitiv për të kërkuar mandatin e tretë”, “FRD-ja nuk përbën një problem elektoral për PD-në”, “bashkëpunimi PD-LSI është frut i një pragmatizimi politik, që vjen prej pjekurisë së PD-së; është një koalicion që i ka shërbyer Shqipërisë; unë e kam uruar në telefon zotin Meta për këtë lëvizje”, etj., etj. Bëri përshtypje që intervistën këtë herë e dha tek TV Klani; herë të tjera e ka dhënë tek Top-channel-i.
Dashamir Shehi
Dashamir Shehi, që ka qenë prore kritik me PD-në e pas vitit 1996, por pa iu larguar llogores së djathtë (më saktë, antikomuniste), ka vendosur këtë herë të futet në fushatë në krah të Berishës, pas një “trade off”-i që ka bërë me të. Ai nuk ndryshon asgjë nga qëndrimet që ka mbajtur, megjithatë. Në programin “Fakt”, ai është shprehur se “nuk ka ndryshuar as Berisha, as unë; nuk kemi moshë të ndryshojmë; vendimin për t’u bërë në një koalicion me të ma dikton ligji elektoral”, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të modifikojë qëndrimet që ka mbajtur gjatë 15 viteve të fundit.
Në intervistë ai ka nënvizuar dhe dy gjëra, që e bëjnë atë të dallohet disi nga kori i maxhorancës. “Maxhoranca ka nevojë për fytyra të reja, ndryshe nuk mund të fitojë”, është shprehur më së pari ai. Dhe më pas, ka dalë kundër idesë për të vijuar koalicionin me LSI-në. “Qeverisja nuk duhet të jetë si shoqëri aksionere, ku merret e jepet pushtet me përqindje”, ka thënë ai. Ka folur edhe për një negociatë me Topin në kohën kur ky i fundit ishte President. “Më ka mbetur hatri, pasi nuk më dekretoi kryetar të KLSH-së”, nxjerr në shesh Shehi një gjë, që nuk e dinte kush.
“Oshilacionet” politike të Eduardit
PËR KOALICIONIN ME LSI-NË – Në vitin 2010 ka thënë: “Mos harrojmë se protagonistët kryesorë, kanë qënë armiq kryesorë përpara, ndërsa sot janë aleatë, sikur kalohet ylberi, pa asnjë lloj argumenti. Pra unë mendoj se nuk bëhet fjalë për një debat të shëndetshëm në interes të demokracisë, por një personalizm ekstrem, që fatkeqësisht bëhet për të ruajtur pushtetin personal të liderëve aktualë”.
Në vitin 2013 thotë: Koalicionin me LSI-në e shoh si një pragmatizëm politik, si shenjë të pjekurisë të PD-së, nuk është një marrëveshje e bërë mbi bazën e ndjenjave dhe unë mendoj se Shqipëria ka përfituar nga kjo, megjithëse unë mendoj se ka mjaft në PD, që janë të pakënaqur. Por unë mendoj se i ka shërbyer Shqiperisë, sepse Shqipëria ka bërë hapa më progresivë në këto katër vjet”.
PËR QEVERISJEN E PD-SË – Në vitin 2010 ka thënë: “Demokracia shqiptare sot është më pak e suksesshme, se sa dy vjet më përpara. Ka hapa mbrapa në çdo vend, por unë mendoj që kjo është shqetësuese për mua. Dhe në këtë pikë, sa kohë që ka dobësim të institucioneve, ka lulëzim të korrupsionit. Unë jam dakort me analizën që Partia Demokratike e ka humbur, si të thuash, të drejtën e saj morale në luftën kundër korrupsionit dhe në këtë pikë, pa dyshim, faji është i elitës drejtuese”.
Në vitin 2013 thotë: “Unë Partinë Demokratike e gjej sot me një bilanc pozitiv. Ka një shprehje: fushata elektorale bëhet në poezi zgjedhjet bëhen në prozë, ka shanse për një fitore të mundshme të PD. Shqiptaret me votën e lirë do ta vendosin. Me kënaqësi e gjej Shqipërinë me një progres të vazhdueshëm”.
PËR DEMOKRACINË NË PD Në vitin 2010 ka thënë: “Sa kohë që nuk ka një demokraci të brendshme nuk shikoj ndonjë mundësi për të kontribuar. Çfarë mund të bëjë një anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili nuk mban mend kur ka qenë hera e fundit që është mbledhur ky Këshill. Qëllimi im nuk është që të marrë një post, por që Shqipëria të ecë në drejtimin e duhur”, tha ai.
Në vitin 2013 thotë: “Sipas menyrës sime kam kontribuar edhe ky prononcim që jap sot flet për këtë. Kam dhënë mendimin tim, ka zëra të ndryshëm, ka mendime të ndryshme, ka njerëz që janë në distancë. Unë jam takuar me njerëz të ndryshëm, jam takuar edhe me z. Berisha.
PËR GJYQËSORIN – Në vitin 2010 ka thënë: “Akoma nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme të pranuara nga të gjitha forcat politike. Nuk kemi një gjykatë apo një shtet ligjor funksional. Ndihma e ndërkombëtarëve ka qenë e jashtëzakonshme. Ëndrra e shqiptarëve është në realitet një proces që ende nuk është realizuar”
Në vitin 2013 thotë: “Vendimi për 21 janarin është akoma në proces, nuk ka mbaruar. Kështu që unë rezervoj një përgjigje. Sa për prononcimin e ambasadorit, ai vjen nga dëshira për të ndihmuar. Nuk duhet lexuar më shumë sesa duhet”.
epo kaq e pati edhe miti i Ed Selamit! E krijoi gazetaria e majte me shprese se ky do te luftonte nje dite Berishen. Eshte per te qeshur e per te qare!
Komente shume te ashpra per Shehin dhe Selamin.
Por ka nje logjike prapa veprimit te tyre. Ata jane te djathte dhe distancimi i tyre nga Berisha nuk prodhoi largimin e Berishes. Sot Berisha ka nevoje edhe per ta, ndersa ata nuk kane shprese te qeverisin me PS.
Nuk duhet harruar se ata afrohen ne nje moment kur Berisha eshte ne perendim. Mundet qe e bejne kete per ta shpetuar (!), por me teper mendoj se e bejne per ti zene vendin.
Jo ore jo nuk eshte per te qeshur. Eshte vetem per te qare, sepse Ed Selami vjen te pasurohet ne kurriz te shqiptareve te renuar tashme. Kur ka pare Selami pasurite e Olldeleve, Bogdaneve, Bregut etj. ka fillu te bej bilancin sa kohe do ti duhej per ti bere aq para ne USA. Jeta e gjithe nuk do ti dilte te bente aq pasuri. Ne USA i duhet te paguaj takse per cdo dollar te fituar ne menyre te ndershme ( ilegalisht nuk ka kellqe ai te bej para ne USA). Me kujtohet nje shpreheje e Muc Nanos qe nuk me kujtohet ku e ka thene. ” te jesh kunder Berishes nuk perben lajm eshte normalitet, por te jesh pro duhet te shkosh te doctori se duhet te kesh probleme me trurin. Do ishte me mire Selami te shihte nje doc para se te kandidonte me Berishen.
Njeri i pa afte e pa nivel .Jetoi 20 vjet ne amerike me statusin politik me shume benefite e mundesi studimi qe paguhen nga shteti por niveli i tij nuk iku me larg se ai i nje shitesi te rendomte makinash.Te jesh 20 vjet ne vendin e demokracise e te kthehesh ne vendin tend te ndihmosh nje diktature te qendroje ne kembe tregoj se je me shume sa nje zero e maskara
Eqarte, shume e qart, ardhja dhe kandidimi i Eduardit.Ai nuk ka ardhur por e kane derguar.Fjalet e mira qe thote per Berishen i ka me gisht pas b…. e per te fituar kapital ne PD dhe elektoratin e saj , sepse ai e di mire qe PD do ti humbasi zgjedhjet dhe pas tyre Saliut do te japi llogari ne parti dhe ne Gjykate ku do te paditet per krimet e kryera.Keshtu vendi vakant qe do te mbetet nga largimi i Saliut do te zihet nga Eduardi
Pra Edi Selami ka ardhur te shpetoj c`mund te shpetohet nga PD pas 23 qershorit
Po te presim me gezim,por nuk ka mbetur gje per te vjedhur,sepse jane kethyer para teje disa themelues te tjere, e ca kalamaj qe s’kane lene gur mbi gur pa vjedhur,ca te tjere te LSI,te ka mbetur vetem te vjedhesh Saliun dhe te bijen.Ta mban? po kam frike se do ikesh tura vrap,more renegat,mere URAJ HIP.
Mish mash. Po u kthye Selami me demek si ish kryetar dhe me pretendime per kryetar loja behet me e veshtire.
SELAMI ?? TOPALLI??? BASHA???? apo TOPI?
Por harrojne se Saliu dhe pse humb zgjedhjet nuk do te vdese ai do le si i vdekuri litarin jashte dhe sa here te doje do ju fut lemerine te gjalleve.
Besoj se ne kete mes TOPALLI dhe BASHA do jene koke me koke. Topi do mbaje partine e tij dhe Selami vetem ne qofte merzite me shitjen e makinave e eshte gati te beje rolin e Tritan Shehut atehere po.Do te haje nje cap buke e do leh me lejen e te ZOTIT.
Koha kur Selami duhej te kthehej ka ike. Tani ai dhe ne se vjen vjen per te shkuar ne ate bote me me pak shpenzime.
Keto pune jane te thlla?! Jo me kot i jane paguar miliona “Patton Bogs” Mafia dhe serbet apo dhe te tjere po e shkaterojne plotesisht Shqiperine,edhe Kosoven, me ndihmen bujare te Berishen.
Po o Chris keta jane agjent te serbit. Nje motiv me shume ti largojme me 23 qershor.
Nuk kane te sosur turpet shqiptare . Ky me zor po priste se paska mbetur pa leke dhe ne USA nuk ja fershellen njeri dhe u kthye tek padroni qe nuk ka lene llaf pa i thene .Plehre.Si thoshte Pandi Rraidhi bajge
Kur Bethovenit i dhane lajmin se Napoleoni do te veteshpallej perandor, atehere ai u pergjigj: “Pse nuk me thoni se ai ka nenshkruar fundin e tij”? , parashikimi rezultoi i vertete. Dhe simfonise qe i kishte paracaktuar emrin ‘Napoleonica’ ja nderroi me ‘Helenica’.
Selami nuk eshte Napoleoni, por gjithsesi shembulli vlen. Selami e nenshkroi fundin e tij, por “muri s’dredh” dhe burri “dredh”, prandaj ai ka kohe per ta ripare vendimin e tij,sepse populli i mençur thote: “kur te mbyllet nje dere mos trokit me aty, sepse nje tjeter te pret e hapur…”
Nuk eshte i merpritur fare ,pse pa te jetosh ne Amerike dhe vish ne shqiperi, ke vlera perkundrazi dhe ato qe ke patur nuk i ke me njerzit dyshojne. http://shqipjaemaleve.net/476/
shkurt legen me bukur se e tha auron tare nuk ka
Te rrahurit sistematikisht, te dhunuarit kronike, te poshteruarit per nje kohe te gjate, te roberuarit, te gjithe ata qe kan pesuar nga nje xhelat vuajne sindromin e viktimes: respekti ne mos dashuria per xhelatin. Kjo vertetohet edhe me tere viktimat e Berishes, te cilet te sakatuar prej tij, te shporrur, te larguar prej tmerrit, me ne fund i mori malli, futen bishtin ne shale e u kthyen kekeulur e te bindur, me perunjesi e duke i bere levdata.
Legeni. E pa qe shoket e tij u pasuruan dhe ai ngeli vetem me ato qe privatizoi ne ortakeri me te tjeret ne Librazhd dhe mendoi se do kape edhe ndonje cope tjeter.
Njeri fshatar pa personalitet. Turp per te. Me cfar fytyre do vije ne LIBRAZHD?
Ore njerez, te gjithe flisni dhe shkruani sikur te keni pas besim tek ky kelysh I komunizmit dhe sigurims 24 krt. Studjoi per filozofi m-l, ligjeronte per teorine e estetikes se realizmit socialfeudal, bashke me dr lq Arjan Staroven adhurues te veprave te Enverit nga 1-99, nuk e pate si kukuvajke ishte si hiene u largua, dhe si dhelper kurve po afrohet.
Shkurt, sakte, P E D E R A S T.
Deshtaket, si ky Selamka vetem ne stanin e Saleh Salushit mun te lepijne ndonje kocke. Por me duket se nuk i kane lane gja ketij ligaveci. hajt legen i cpuar!
Momenti qe ka zgjedhur z. Selami per tu riaktivizuar ne PD eshte shume kompromentues per figuren e nje pedagogu te Institutit te Studimeve marksiste -leniniste. Kam krijuar bindjen time , si ndoshta shume te tjere , se PD, d.m.th. Berisha, eshte kthyer ne nje vend strehim per te gjithe mekataret e sistemit qe kaluam.Shikon ne krye te vendit ne PD nje numer te madh sekretaresh partie, qe nuk mund te quhen viktima te sistemit, shikon ne krye te PD nje numer te madh njerezish te “bere pis” nga ndonje denoncim “patriotik” ne Degen e puneve te brendeshme, shikon njerez qe edhe sot ua permendin pseudonimin e spiunllekut ne kohen e partise punes, shikon nga ata qe te benin gjemen e te spiunonin ne ate kohe, po qe se do ankoheshe edhe per mungesen me elementare jetike. Te njejten gje bejne edhe sot. Te bejne gjemen dhe te lene pa pune po qe se u shan qeverine apo Berishen. Partine Demokratike pak e bene ata qe vuajten nga sistemi. Me te shumten e bene ata qe hodhen teserat e partise se vjeter. Te persekutuarit dhe ish-pronaret (sepse me qellim akoma nuk u jepet e drejta e prones nga ky sistem i korruptuar), gjithmone kane qene periferike ne PD, jo se nuk deshen por u lane me qellim larg posteve kyce qe te mos perbenin kercenim per “te kuqte tashme blu”. Edhe KOP-i , kryesisht nga perendimi erdhi me 2005, por shikoni se ku u katandis tani me 2013, me keq se kabineti Nano 2005, biles akoma me hajdute e te dhunshem ndaj prones dhe shkeles akoma me te dhunshem te ligjeve te shtetit dhe Kushtetutes.As voten e lire nuk e durojne dot tashme.
Eduard Selami te te vije turp e te turpurohesh. Une e kuptoj qe jeta ne emigracion eshte e veshtire, por mendova qe me gjithe veshtiresite, te pakten je formesuar si karakter e amerikanizuar nje cike. Por ska bere vaki. Po si mund te afrohesh me ate qe te shtyu e peshtyu, dhe qe ti mbajte nje fare qendrimi dinjitoz. Po eshte palacollek te lepish ate qe peshtyn, them per ty si karakter, pa Berisha, tallet me te gjithe. Ai gjithmone fiton se ben ate qe sbehet, e smendohet.. turp .. dhe gjithashtu me vjen keq per ty… mbase ke ndonje hall familjer qe te detyron…
Pd-ja mbas ikjes se Sali Berishes do mbijetoi sic mbijetoi PPSH-ja, atehere me thuaj zonja Aida Nako ose ju te nderuar komentues qe jeni kunder rikthimit te zotit Selamini ne PD, kush duhet ta pasoje Berishen, qe sic shihen bathet ska shance as te fitoje zgjedhjet, por as te qendroje me kryetar i partise, kush duhet ta pasoje bej une pyetjen, mos duhet Lulzim Basha?, apo Patozi? ose Mesila Doda, apo Paloka e Jolldashi?.
Ju lutem shume, kthjellohuni njehere dhe mos shikoni deri tek maja e hundes suaj, sdua tju fyej, por kur mendoj se zoti Selami sqenka per ne PD, atehere jeni gati te pranoni ndonje myteber berishian, qe pervec dosjes se zeze te sigurimit ka edhe vjedhjet ndoshta edhe vrasjet mbi shpine.
PD-ja do mbijetoje si parti, sic mbijetoi PPSH-ja, por te jemi te duruar dhe te kemi besim qe PD-ja mbas Berishes, te kete nje lider te qyteteruar dhe serioz, qe nuk e sheh postin e liderit si nje mjet per te vjedhur dhe bere shantazh, mbi mvartesit.
Kini durim dhe do te shifni.
Personalisht as nuk e njoh, as nuk e kam te aferm, as nuk jam me origjin nga eshte vete zoti Selami, vetem nisem nga performanca qe ka treguar ato vitet e para ne PD, qe per mua ka qene nje performance e shkelqyer demokratike.
Por cfare rendesie ka se kush dhe si do te trashegohet PD. PD nuk ka asnje lidhje me nje parti politike te mirefillte, PD eshte nje bande piratesh qe vetem dine te vjedhin dhe te shkaterrojne Shqiperine. PD perbehet nga spune te sigurimit, nga sekretare partie te PPSH, nga pinjolle te bllokut te udheheqjes komuniste. A i shihni si jane fryre nga qaafa e nga surrati? Jane fryre me parate e popullit. PD perbehet nga gangstere dhe vrases, mafioze, kriminile, trafikante droge dhe njerezish, me ne krye kriminelin Sali Berisha. Pritni deri ne qershor, kur sali Berisha te filloje perleshjen me arme dhe ta fuse popullin ne lufte civile. Duroni, dhe ju thoni kush do e trashegoje PD? Cfare eshte PD? PD eshte sali Berisha dhe asgje tjeter! Mallkimi i popullit rente mbi te!
Per Dash Shehin e dija qe lakmonte kreun e KLSH se ja kishte premtuar Sali qe te mos kandidonte per kryetar Bashkie se humbte vota e djathte per Lul Hollandezin.
Bythlepires per nje rroge sarhoshi Dash. Ka ngele pa leke prandaj lepihet.
Njerez pa pike morali. Rrace e shpifur politikanesh. E kane gjetur : Qellimi justifikon mjetin. Bajgat.
te gjitha keto fenomene mediatike dhe palcolleqe more te dashur vellezer i hedh si shashka sali plera krimi dhe ju e dine fort mire se mbas ketyre fshihet dicka ne mendjen e ketij djalli sali. ai zgjedhjet e 23 qershorit e di mire se nuk i fiton se nuk eshte budalla qe mosa beje hesapet. atehere ai do manipuloje dhe do vjedhi, do nxjerri kriminelet e tij me uniforma shteti neper qendra votimi e do beje baterdine. do nxjerri komisione e kolegje njeri pas tjetrit e juriste e gjyqtare te korruptuar e shume e shume te tjera deri sa te fitoje,se kjo i ka mbetur. dhe ne fund te fundit mund ta coje vendin deri ne lufte civile po tia lypi nevoja, se e di se po ra nga pushteti eshte i mbaruar me gjithe familje. atehere ai e ka te qarte skenarin ne koke dhe pergatitet cdo dite e me shume, qe ta veje ne zbatim. ky eduarti dhe skupe te tjera idiote i duhen qe njerezit te mos merren dhe ta kene mendjen qe te pergatiten per kete beteje me djallin vete , por ja te gajasen me gastoret e tij. hapni syte e pergatituni se beteja po afron dhe e keqja e ka planin e saj te qarte. po ju o te mjere keni ndonje plan a do shkoni si cjapi te kasapi… hapni syte e pergatituni se kjo eshte beteja e fundit dhe do jete e zjarrrrrrteeeee, me zjarr qe del nga tytet e armeve dhe jo fishekzjarre. duhet te jeni te marre po ta mendoni se salihu do lere gjithcka ka fituar dhe bashke me familjen te shkoje e te zere urte e bute nje qeli burgu….