Selami hap debat mbi përshtatjen!

redaktor

Letër e nënshkruar

nga Has Halilaj

 

E dashur DITA! Spikerët e deklaratave të PD-së, e lagu s’e lagu, e pashë s’e pashë, veshin e ceku e preku, gjithnjë kanë ngjallur humor. Numri i shtuar i rreshtit, Eduart Selami, me denoncimet e tij, e luajti syrin edhe buzën, por megjithëse kalojnë ditët, vazhdon të shkaktojë jo vetëm humor por edhe debat mes studiuesish mbi fenomenin e përshtatjes të njeriut, me ambientin, klimën, veset, nivelet shoqërore dhe kulturore etj. Largimi i Selamit nga PD-ja në vitin 1995, atëherë u quajt nga opinioni i gjerë i njerëzve, kundërshtimi i tij ndaj të keqes autokratike të partisë dhe mospajtim me sude-piramidat. Ca thonë “iku”, ca thonë “e dëbuan”. Ca thonë se ikja e tij nga PD-ja ishte punë karrigesh dhe jo përplasje karakteresh. Pas këtij konkluzioni debati ndizet tek qëndrimi i tij në SHBA. Përshtatja me ambientin demokratik atje dhe koha e duhur për ngjizje demokratike tek njeriu. 18 vjet ndoshta nuk qenë të mjaftueshme?! Ca thonë se Selami u shartua për mirë në SHBA, shto dhe rrudhat si pjekuri për sukses në duelin e mundshëm brenda PD-së. Por kur u përball me të keqen e shumëfishuar brenda PD-së dhe qeverisjes së saj, mbytur popullin në korrupsion, pasuruar me strateg të shumtë të grushtit të shtetit të vitit 1998, me klane të fuqishme droge, pasuruar me vaje varre Gërdeci, me vaje varresh Otrantoje, me tragjedi të 21 janarit etj, ai u thye. Ca thonë se u përshtat menjëherë me të keqen. Ca Selamin e mëshirojnë, si i detyruar të vidhte çorbën ashtu siç e hëngri të kryekuzhinierit të tij të vjetër… Debati vazhdon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *