Selami: Ja çfarë fola me Berishën, dhe cilin kandidat mbështet për kreun e PD

Gazeta Dita

Kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami ka treguar disa nga çështjet e biseduara me ish-kryetarin e kësaj force politike Sali Berisha, në takimet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, Selami tha se gjatë këtyre takimeve ka shprehur qëndrimin e tij për zhvillimet me PD, si dhe i ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e PD-së.

“Janë takime pune. Unë e takoj vazhdimisht, kam respekt. Po, do të konsultohem me Berishën, por vendimet do të jenë pas diskutimeve të gjera.

Unë i shpreha vizionin tim, i tregova platformën time, i thashë unë kandidoj, ne jemi miq, i jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në nivel personal, dhe do të vazhdoj takimet me Berishën përtej kësaj”, tha Selami.

I pyetur lidhur se cilin nga dy kandidaturat mbështet Sali Berisha për kreun e PD-së, Lulzim Bashën apo Eduard Selamin, ky i fundit tha se ish-kryeministri e ka garantuar se do të mbajë qëndrim neutral.

“Ai më tha se do të jetë neutral. Pavarësisht preferencës së tij, unë nuk kam për ta përdorur këtë si justifikim, pavarësisht sesi shkon gara.

Unë mendoj se avantazhin e kam unë, pasi dua t’i jap demokratëve një vizion europian dhe një model bashkëkohor”, u shpreh Selami.

 

Share This Article
4 Comments
  • Je budalla, se nuk kupton asnje gje, por je dhe servil i neveritshem i nje krimineli..E tmershme, si ka mundesi qe ne kete parti jane te gjithe servila te familjes Berisha?!

  • Po pse te gjithe keta “trimat” qe kerkojne te kndidojne per Kreun e SHQUP-it vene e marrin avdes tek krimineli Sali, nuk eshte e qarte?
    Apo Saliu eshte Ajahtollah-Khomeini i SHQUP-it.

  • Selami nuk besoj se ja kaq naiv.Berisha une besoj se edhe mund te fluturoje por jo qe te mos fuse duart ne zgjedhjen e Kryetarit te PD.Nese vertet beson ne kete nuk ja vlen te jesh lider i PD.Nese e ben per politike hajt mo, prape je humbes por jo budall.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *