Selami kërkon largimin e Bashës?

Elton Tafaruci

Kërkesa e deputetit Eduard Selami për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, pas katër humbjeve, ishte një propozim për mocion mosbesimi ndaj lidershipin e kryetarit Lulzim Basha.

Edhe pse qëndrimi i Sali Berishës konsiderohet si përcaktues për fatin e kupolës drejtuese të Partisë Demokratike, Eduard Selami, i mbështetur edhe nga Majlinda Bregu dhe disa deputetë të heshtur, për herë të parë, kërkoi rishikimin e pozitave të lidershipit të PD, në një mbledhje të Këshillit Kombëtar.

Kjo kërkesë u pasua me një stuhi reagimesh në kampin opozitar, megjithatë, Eduard Selami, i cili nuk e ka fshehur ambicien për të drejtuar PD-në, nuk heq dorë nga kërkesa për analizimin e 4 humbjeve rradhazi.

Eduard Selami ka vijuar me takimet dhe konsultat mes deputetëve të PD-së dhe anëtarëve të saj për të thirrur mbledhjen e këshillit kombëtar.

Ky duket se është vetëm fillimi i luftës për pushtet. Por për shkak të influencave dhe kontrollit të Bashës mbi Këshillin Kombëtar, Selami duket se do ta ketë të pamundur të mbledhë firmat e domosdoshme për të diktuar mbledhjen e Këshillit./shqiptarja.com

Share This Article
3 Comments
  • Eduartit po i kujtoje kengen:Erdhi pranvera por une nuk e besova.
    Inderuari, i debuari dhe i rikthyeri Selami. Kujdes me kete inisjative te riformosh nje top bajge qe duhet flakur nga forcat reale te se djathtes shqiptare. Ti nuk e bene do te ate qe Salihalej e cimentoje me ndihmen e reaksjonit me armiqsor qe ka njohur historia e ketij populli. Ate qe do ti dhe populli shqiptare e bene nje levizje e re e se djathtes. Nese nuk ka kot lodhesh e merr persiper rrezikun sic e morren dhe te ndieret Hajdari, Pashko e Olldashi. Hajdari nuk pretendonte te ndryshonte krahun politike te Pd. Donte te livadhiste e te bente te fortin sic bejne sot Noka, Paloqia , Xhofi, Patozi e Ristani. Keta kulisha vetem lehin para popullit e i bejne freski bishes kur ngrihet e justifikon cmendurite qe ska dete ti laje e Drejtesi ti ndeshkoje.
    Pd do fiket ashtu sic u ngrit.Sic jane fikur shume parti politike qe krijohen neper laboratore kriminale.
    Z. Selami:Ne ke besim se ja del lufto jo si individ por te marresh besimin e elektoratit. Si do ta beshe kjo do by…. te forta.Do pune koke me koke me burra e jo me tellalle e bylepirsa qe genjehen nga premtimet elektorale.Hiq dore nga ata qe Saliu per 25 vite i ka ushqyer me jashqitjet e tij. Ata do vdesin ushtar te Lartmadherise kriminale.
    Teoria perca e sundo, e aplikuar me mjeshteri nga agjenturat e laboratori qe polli dobicin Salihalej, ka bere dhe bene qe asnje ze ndryshe te triumfoje.
    Te largohet ombrella e krimit. Gje qe nuk bene vaki kurre. Salihalej e mban kelyshin Basha per nje dite. Ate te kurbanndeshkimit nese do te vije. Po te ndodhi do mesosh vet se ku do katandisen keto fytyra te shitura te kombit shqiptare.
    Paci fat e Zoti te ruajte. Amen.

  • Po te ikte Berisha sipas parimeve
    demokratike me siguri se i kishte ikur edhe satanizimit. Tash me eshte vone. Veshtire se PD do bene dic ne Qershorin e 2017. Kredibiliteti mund t’i kthehet PD vetem me zgjidhjen demokratike te perplasjeve brenda saj
    si dhe shqyrtimi real i humbjeve serike
    Me forcat e tanishme te shkeperderdhura dhe pa program ideologjik te orientuar kah PERENDIMI PD nuk mund te dale ne mejdan per realizimin e ideve te veta.

  • Edwart Selami po luan me zjarrin me duket
    Do te behesh Si loni pre betoni ?
    Rri me mire Si Meti pe Verteti
    Salihaleja me Lulushen duan ndojne kurban ne keto momente te veshtira per te mbijetuar krimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *