Eduard Selami ka hedhur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të ri të PD-së. Duke komentuar situatën brenda në selinë blu, pas rezultatit të zgjedhjeve, ai thotë se një ndër faktorët që kanë ndikuar për humbjen e thellë të demokratëve, është edhe pozicionimi që PD bëri kundër Vettingut dhe reformës në Drejtësi.
Nga studio e emisionit “Top Story”, Selami rrëfeu edhe momentin kur ai doli publikisht kundër këtij qëndrimi të PD-së, në një intervistë që ai vetë dha në atë kohë për Zërin e Amerikës.
Selami tha se ishte përplasja e PD-së me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA-në për Vettingun, që solli edhe qëndrimin e tij publik. Madje ai thekson se ishin pikërisht amerikanët që ngritën këtë këmbanë alarmi duke i kërkuar atij një qëndrim për këtë situatë.
Sipas Selamit, qëndrimi i PD për Vettingun, nuk është ai i demokratëve, por një prodhim i vetë Bashës.
“Kur ne filluam u përplasëm me Perëndimin dhe SHBA për reformën në drejtësi, besoj ka ndikuar. Dhe kur ka përplasje të tilla, fillon të humbësh besimin e qytetarëve. Basha me mungesën e eksperiencës së tij, nxorri Ramën, dhe socialistët nuk e kanë pasur këtë luks, të jenë më afër Perëndimit. Dhe ishin amerikanët që e ngritën këtë këmbanë alarmi që më detyroi mua të dal publikisht kundër këtij qëndrimi të PD. Ishte një përplasje fatkeqësisht me Perëndimin. Dhe nuk është ky një model që unë afroj. Ai ishte një prodhim i Bashës, kur vendos interesin tënd përpara atë të vendit. “ tha Selami
Sa i përket çadrës së opozitës që për tre muaj qëndroi në bulevard, Selami e cilëson atë formë proteste një marrëzi që solli edhe përplasjen me Europën.
“Doli çadra në mes që ishte një marrëzi. Aq sa edhe Europa doli kundër. Apo edhe bojkoti i zgjedhjeve. Po unë dola kundër. “ tha ai
Selami ka treguar edhe momentin e krisjes së raporteve të tij me kryetarin Basha.
“Thyerja e fortë, që ia kam thënë zotit Basha, ndodhi në zgjedhjet lokale unë isha caktuar në njësinë nr. 2. Ne vendosëm që të bënim primare dhe zgjodhëm 27 kandidatë për këshilla bashkiakë. Kryesia do merrte vetëm 9 për këshilltarë. E di sa u morën nga këto emra? Zero. Këtë e mora si sfidë personale nga zoti Basha.” tregon ai.

PO PSE NUK I THUA GJERAT TROC O AMERIKONI EDUARD SELAMI?
qe:
Lulzim Basha eshte jo vetem pa eksperience,
por edhe:
DUDUM
BUDALLA
I PAAFTE
PERTAC
GJUMASH
Parashytist ne politike dhe veper origjinale e Sali Berishes qe me urdherin e “BABES” se tij dhe “VARKARIT” te Enverit Sali Berisha vodhi si i papare fonde publike ne Rrugen e Kombit dhe vrau njerez te pafajshem ne 21 janar dhe qe edhe kur ben seks me gruan shkon dhe i kerkon leje Sali Berishes.
PO SI MENDON TI ME KOKE TE VET I KA BERE LULUSHI I SALIUT GJITHE KETO ZULLUME?
Qe tani po i vajtojne Jozefinat dhe Selamet e PD-se enveriste te Saliut por qe nuk u vjen zeri fare qe t’i thone hapur dhe troc per shqyptaret antikomuniste dhe properendimore?
Dua te behem kryetare e PD-se se kam qene njehere dhe e kam ndritur.Me kete arsyetim i lind e drejta edhe Tritanit te futet ne gare.Sali Berishes i lind superedrejta per tu kthyer koktare.Eshte e sigurte, qe ai ,se paku, tufen e mban nenkontroll.Kjo parti, kaq eshte atrofizuar,qe me konkurence te ndershem ,nuk mund te nxjerre nje drejtues te ri!?
mos ia ngop gjynahet e Berishës kukullës së tij Lulit. Vëri pikat mbi i, përndryshe edhe ti do të kesh fatin e Bashës. Ai që duhet anatemuar dhe ndëshkuar është Sali Berisha dhe këtë se luan as topi.
Po pse o selami zeza nuk na tregon nje here te verteten: qe gjithe ky circus me cader,me pseudokonfrontime mes jush e me PSne jane vetem teater? Si ju si ky teater ne dem te shqiptareve keni luajtur per interesa te tjeterkujt po sigurisht jo te kombit shqiptar… E fituan imunitetin basha e berisha,per gjemat e tyre apo halla nuk ka vendos Rama?Se gjithe ky teater vetem ate qellim ka,bile droj se vete ju te PDse per kete qillim votat i keni dhane PSse…
Edhe kulmi eshte kur ambasada ju paska pyetur per Vetting…
Kur yzmeqaret grinden nder veti…