“Basha nuk ngjall shpresë. Analiza e PD për humbjen, sipërfaqësore”

redaktor
Kryeministri Sali Berisha, Eduard Selami dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, gjate nje mitingu ne sheshin "Nene Tereza", ku PD ka celur zyrtarisht fushaten elektorale per zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit dhe ku jane prezantuar kandidatet e kesaj force politike per Tiranen.

Megjithëse ne kemi një nga qeverisjet më të këqija të këtyre 25 viteve,  fatkeqësisht nuk kemi arritur që të ngjallim shpresë. Lidershipi i sotëm i opozitës, i Partisë Demokratike nuk ngjall shpresë – thotë Eduard Selami në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Vetë partitë janë thjeshtë prona personale të drejtuesit që nga vendimmarrja, nga përzgjedhja e politikave, nga gjithçka tjetër – pohon ish-kryetari i PD.

Sipas tij, edhe analiza që PD bëri për humbjen ishte “e përgjithshme dhe e sipërfaqshme”.

Ato gabime që na sollën në 2013, u përsëritën përsëri në 2015” – tha z.Selami.

Është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që Selami, kritikon kreun e PD-së, Basha nga i njëjti medium.

Më poshtë, intervista e tij në VOA:

Zoti Selami, Shqipëria ndodhet në një periudhë, ndodhet përballë shumë sfidave që ajo i kishte edhe 25 vjet më parë, është e kotë ta themi por institucionet demokratike janë të dobëta, ka probleme në respektimin e të drejtave të njeriut, korrupsioni mbizotëron në të gjitha nivelet dhe pyetja ime natyrshëm për ju është: Si e mendonit Shqipërinë 25 vjet më parë dhe si e mendoni atë sot?

Nuk mendoja kurrë që 25 vjet do të kalonin dhe Shqipëria do të kishte akoma probleme të cilat janë probleme të kuptueshme për pak vite në demokraci sesa tani. Pata rast edhe përpara disa javësh të isha në fondacionin Konrad Adenauer dhe theksova mendimin që fatkeqësisht Shqipëria gjatë këtyre 25 viteve nuk është një histori suksesi. Thashë që është në rrugën e drejtë se nuk mundet dot që të argumentohet që rruga e demokracisë, rruga e lirisë, rruga e Europës nuk është rruga e drejtë por nuk është në drejtimin e duhur sepse nuk ka krijuar institucione demokratike, nuk ka sistemin e drejtësisë, ka probleme të mëdha me korrupsionin, ka probleme të mëdha me inkriminimin. Ekonomia vuan dhe prapë është një nga vendet më të varfra, kështu që për mendimin tim, këto 25 vjet nuk janë shfrytëzuar ashtu siç duhet nga shqiptarët dhe përgjegjësiaq kryesore i bie elitës politike.

Ndërkaq ju jeni një i brendshëm i Partisë Demokratike. Si shpjegohet që ka kaq pak demokraci në partitë politike në Shqipëri duke përfshirë edhe partinë tuaj. A ka korrupsion brenda partive? Brenda udhëheqjes e kam fjalën…

Mendoj që partitë politike fatkeqësisht që janë organizatat ndër më kryesoret, sidomos në problemin e institucionalizimit të lirisë që është demokracia, në Shqipëri kanë shkuar në drejtimin e gabuar. Ka më pak hapësirë dhe demokraci sot në partitë politike sesa në fillimin e saj dhe ky është një drejtim i cili është mjaft shqetësues. Unë mendoj që Shqipëria është një republikë partiake, ku partitë janë institucionet më të fuqishme, i cili është një problem mjaft i madh për Shqipërinë por dhe vetë partitë janë thjeshtë prona personale të drejtuesit që nga vendimmarrja, nga përzgjedhja e politikave, nga gjithçka tjetër dhe ky është një problem mjaft shqetësues për politikën shqiptare, problem i cili është në të gjitha krahët dhe që po vjen duke u përkeqësuar

Shumë interesant konstatimi juaj. Prona private të udhëheqësve thatë? Mund ta sqaroni më shumë këtë koncept se çdo të thotë pronë private në këtë kuptim?

Personale sesa private. Unë kam shumë respekt për pronën private dhe ne jemi në një vend (SHBA) ku prona private është në krye. Personale ka dallim. Ato thjeshtë nuk trajtohen si prona private por personale ku drejtuesi pasi merr mandatin dhe mënyra e marrjes së mandatit është e kontestueshme, pastaj nuk pyet më njeri. As institucionen, as strukturat, as vendimmarjet si për probleme të vogla ashtu dhe për probleme të mëdha. Kjo është në të gjitha, për të gjithë ata që e ndjekin dhe e njohin Shqipërinë sadopak, mendojnë që e kuptojnë fare qartë se çka unë po them

Udhëheqësit dhe deputetët nuk merren me problemet.

Pikërisht. Po ta shikosh me kujdes, nga 2008 janë ata që vendosin dhe kur ngrihet zëri me të drejtë për dekriminalizimin, pyetja që del është pse i vutë atje? E dyta, kur flitet për dekriminalizimin e njerëzve që kanë bërë krime shumë të rënda, brenda dhe jashtë Shqipërise, ka mjaft krime të tjera të cilat mbahen dhe nuk kanë shkuar në gjykatë akoma dhe kur flitet për reformë në drejtësi, krerët e partive, janë ata të cilët e kanë mbajtur peng sepse nuk duan që të japin llogari dhe kanë promovuar kulturën e mosndëshkimit.

Meqënëse ju jeni deputet i Partisë Demokratike, një nga detyrat e opozitës, më duket është që t’u japë njerëzve në shoqëri për të ardhmen e tyre por më duket se këtë nuk po e realizon dot partia Demokratike?

Megjithëse ne kemi një nga qeverisjet më të këqija të këtyre 25 viteve me Kryeministrin aktual, me Ramën dhe me bashkëpunëtorin e tij Meta, unë mendoj përsëri se fatkeqësisht nuk kemi arritur që të ngjallim shpresë. Lidershipi i sotëm i opozitës, i Partisë Demokratike nuk ngjall shpresë. Megjithëse kemi, u premtuan vendet e punës? Shqiptarët po ikin nga sytë këmbët, me mijëra, me dhjetëra mijëra; u premtua arsimi? Është më dobët se kurrë; Po kështu reforma në drejtësi, të gjitha premtimet nuk janë mbajtur. U premtuan reforma të thella… nuk bëhet fjalë fare. Është një nga qeverisjet më të këqija por fatkeqësisht ju keni të drejtë, bashkohem me konstatimin tuaj që lidershipi aktual i PD nuk ngjall shpresë dhe besim.

Zoti Selami, me sa duket ju i përkisni grupit të pesimistëve që nuk janë pak, janë shumë. Ç’mendoni për çështjen e dekriminalizimit të parlamentit? U arrit një marrëveshje kohët e fundit midis dy partive kryesore, a keni besim tek kjo marrëveshje?

Nuk kam qenë asnjëherë pesimist dhe tani nëse tingëlloj pesimist po bëj një analizë për 25 vjet të realitetit të demokracisë shqiptare dhe në këtë pikë mendoj që edhe hapat që u bënë për dekriminalizimin, janë hapa në drejtimin e duhur por janë shumë pak dhe shumë vonë dhe nuk janë të thelluara dhe pikërisht ata që e kanë shkaktuar këtë dhe akoma vazhdojnë, ky dekriminalizim pa zgjidhjen e reformës në drejtësi është thjeshtë një formalitet dhe dhe reforma në drejtësi pa forcimin e institucioneve të pavarura është një formalitet dhe reforma e institucioneve të pavarura, forcimi i institucioneve të pavarura pa demokracinë e brendshme të partisë dhe pa një kulturë të re dhe pa një elitë politike që të jetë në të njëjtin hap me pjesën tjetër të perëndimit, për mendimin tim janë formalitete, janë gjëra të pamundura dhe do të japin këtë rezultat siç kanë dhënë deri tani, shumë pak, shumë vonë dhe një demokraci anemike, ku shumica e shqiptarëve mezi presin të largohen nga Shqipëria dhe nuk e shikojnë të ardhmen e tyre atje. Le të marrim një rast të tillë. Ata që kanë lindur në fillimet e demokracisë, në vitet ’90, edhe në rastin më të mirë, janë në shkollë, kanë investuar tek vetja, familja investon tek këta, janë të rinj, 18-22 vjeç; nga 10 prej këtyre, 7 nuk kanë vend pune me statistikat e tanishme. Ja po i ulim pak, përsëri janë shifra mjaft të larta. Për të mos folur pastaj se ata punësohen jo aty ku e kanë vendin e tyre.

Edhe në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit që kanë qenë në të njëjtën situatë…

Me ato po e krahasoj. Me vende të tjera si Europa dhe këtu në Amerikë, vende të bekuara ku njerëzit punojnë dhe qeveritë punojnë për popullin, nuk bëhet fjalë fare. Kështu që në këtë pikë unë mendoj që nuk bëhen përpjekjet e mjaftueshme për këto gjëra. Ky realizëm i imi, kjo përgjegjësi si një nga pjesëmarrësit, kjo përgjegjësi si një njeri që ka vendosur për të dhënë diçka nga koha e tij prapë prapa pas një shkëputje të gjatë në Shqipëri, këtë unë e shikoj me shqetësim.

Zoti Selami, jam i sigurtë që partia juaj ka bërë një farë analize për humbjen në vitin 2013. Në ç’frymë është bërë kjo analizë dhe a ka një konkluzion të qartë nga ajo që është diskutuar?

E përgjithshme dhe e sipërfaqshme. Ato gabime që na sollën në 2013, u përsëritën përsëri në 2015. Nuk ka qenë një analizë e thellë, nuk është një analizë e thellë realisht sepse nuk i drejtohet problemeve kryesore dhe për mendimin tim dhe lidershipi i ri aktual i Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të Partisë Demokratike që duan ta shikojnë edhe njëherë Partinë Demokratike si parti e shpresës për shqiptarët, që kësaj qeverisje të keqe, nga më të këqijat që po jep kjo qeveria Rama-Meta, ne kishim një shpresë që për 1 vit, për 2 vjet të ishim ata që i jepnim një drejtim tjetër. Nuk po arrihet kjo gjë. Qeverisje të këqija Shqipëria ka patur edhe më përpara. Dhe qeveria Nano në 2003-2004 ka qenë nga më të këqijat por opozita e atëhershme arriti që të ngjallë shpresë, erdhën në pushtet, fillimi qe i mirë, pastaj gjërat nuk ecën ashtu siç duhet.

Zoti Selami, është proverbial mosbashkëpunimi i partive kryesore politike në Shqipëri. Ç’do të ndodhte përshembull në rastin e një sulmi terrorist, në rastin e një ngajrjeje të skajshme në Shqipëri? A do të bashkëpunonin dot këto parti? A janë të përgatitura ato?

Besoj që po. Kur janë gjëra të tilla ekstreme besoj që po, por kjo s’është e mjaftueshme. Bashkëpunimi duhet i përditshëm. Elita politike duhet të kuptojë që është atje në radhë të parë për qytetarët, t’i shtojë oportunitetetet, ëndrrën e shqiptarëve, i ka lënë shqiptarët fatkeqësisht pa një Shqipëri demokratike ku nuk e shikojnë të ardhmen aty, është një elitë e paaftë me standardet bashkëkohore perëndimore, është një elitë thellësisht e korruptuar e thënë kjo dhe nga vet ata dhe është një elitë, guxoj të them dhe e inkriminuar dhe kjo është një problem shumë serioz për demokracinë në Shqipëri.

 

*********

FOTO ARKIVE: Berisha, Selami dhe Lulzim Basha, gjate nje mitingu ne sheshin “Nene Tereza”, ku PD ka çelur zyrtarisht fushaten elektorale per zgjedhjet e humbura parlamentare te 23 qershorit, 13 Maj 2013

Share This Article
42 Comments
  • O SALLAM…

    O KOLLONE E PESTE.

    LULQIM BASHA ESHTE KRIMINEL DHE JO KUNDRAVAJTES..

    NUK E SHPETON KETE KRIMINEL NGA PRANGAT APO PLUMBI

    AS IMPOTENCA APO TRADHETIA E RAMES

    AS HIPOKRIZIA E DONALD LULIT

    DHE AS MISIONI JUAJ I DYSHIMTE QE TE PRUNE SI XHOL NGA AMERIKA.

    Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
    Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..

    18 vijon

    • Selami u kthye nga Amerika per ti sherbyer Saliut e jo Shqiperise.Ai e pati shancin por degjeneroi ne nje palaco tjeter te kesaj partie Gangstere. Ne qofte se po e sulmon, e ben me miratim te Berishes, qe ndoshta do te kthehet , dhe te na fundose te gjithe ne.
      Selami, sic ka dhe emrin, do ngelet nje hardhuce deshtake e PD’se.

      • Sigurishte qe mbas largimit dejure te Saliut ,loje e tije personale ,vendin e kreut dejure e kerkojne te gjithe ujqrit e Pd .Jo se dua te mbroje figuren e Bashes ,Pd nuk ka asnje alternative tjeter.Ai eshte besnikut deri ne vdekje i interesave personale te Berishes. Eshte me i preferuari i Te Madhit te te Medhenjve te kohrave .Te gjitha pislleqe qe nxjerin para gjykimit ,nese do kete Drejtesi,jane te lidhura midis Berishes dhe Lulit .Rendojne 3 ceshtje shume serioze .Abuzimet me tenderat ,vrasjet e 21 janarit dhe shitja e detit .Nuk ka gjukate ne bote qe le pa i ndeshkuar keto megaskandale .Pikerishte kete ka parasysh Saliu qe Lulin e mban te mberthyer ne ate karrike .
        Jam shprehur dhe me pare.Ne Pd ska per te ndryshuar azgje nga ato qe presin kokat e saje te vjetra apo te reja .Selami i ka te kota llokumet qe ndan .Nese e ngre zerin do ta pesoje si Olldashi .Shpetimi i Pd eshte rikompozimi i saj kur te dalin para ligjit Saliu ,Luli ,Mediu ,Bode e hajdutet e tjere .Vetem keshtu do shpetojme ate pjese te shoqerise qe kerkon te shpalosi alternativen e nje partie ne demokraci .Sa te jete Saliu kete fytyre do te kete Pd .

        • Jo more EDUART SELAMI ! Se Lulin e keni zgjedhur me porosi te Saliut si nje kapidan te madhe te se ardheshme ne krye te P.D-se.Por harruat ju se gjithe partia juaj duhet nxjerr jash ligjit si parti raksonare qe shkatrroi shqiperine themel e qati.Ate qe I keni bere P.D-ja shqiperise nuk ja ka bere ase pushtuesi i huaje.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

        • Rikompozimi i PD sic e shprehni dhe ju do ishte nje kozmetike , nje lustracion i ngjashem me pallatet e vjetra te enverit por pikturuar bukur nga jashte. Ajo Parti, te cilen une e mbeshteta dhe votova fillimisht, si student ne ate kohe, pa pasur komunist ne shtepine time,nuk ishte Demokraci e vertete sepse sic doli tani, apo dime qe bijte e bllokut dhe sigurimsat e moren ne dore udheheqjen, nga Pashko, Pollo,Neritan Ceka, Ruli e perfundoi kjo Parti ne duart e nje Kamarjeri te Rinasit. Per mendimin tim, kjo Parti, PD ishte nje fallco e madhe, nje force rrugacesh e gangsteresh nga Veriu ne Jug qe na moren me qafe, duhet te largohet perfundimisht ashtu sic thoni dhe ju nga Sali Berisha e Lulzim Basha.Medite e Kac Islamat,e Bodet ,Imamet dhe Jozefinat.Me nje fjale kjo PD DUHET TE SHUHET NJEHERE E PERGJITHMONE.Ashtu dhe LSI me kancerin Meta.Kjo vlen dhe per PS’ne e mbushur dhe mbeshtetur nga kaubojsa e kriminele.

          Mbi te gjitha, duhet vendosur nje drejtesi e pavarur, president i pavarur, prokuror i pavarur dhe dosjet e hapura, ne se kane ngelur ndonje pa u djegur nga Gazidede, do eliminojne vetvetiu shume nga keat qe i tremben dikriminalizimit.
          Per fat te keq, nje alternative pozitive skemi.Dhe nje rikompozim do te ishte njesoj sikur te shkarkoje 800 gjykates te korruptuar pa luftuar sistemin qe i ushqeu ata.

    • Bravo per komentin,po Fati keq i Kombit tone eshte se ka shume qe kur i Mashtron dhe Perdhunon Kenaqen , e kane mendjen Tja fusin Njeri tjetrit deri brenda Familjes,Pjella Incesti

  • Sa shum ngjajne keta mo… Si binjake. A ka mundesi te ken te njejtin baba thua?
    Jo per gje po eshte mendjen e kan njelloj. Dhe urdhrat I Marin nga e njejta celule…

    Po ik o Selami se u regje shqiptari me keto lojra te ndyra e agjentureske. Nuk I ha me njeri..
    Ktheu me mire me amerike e puno taksixhi. Te ka dale bojaxhiu para se ta japin detyren ate nga elbasani….

  • ky doli me i fituar,pasi lepiu ato qe kishte thene per saliun,e be deputet,igjeten grua u be me kalama per pleqri,tani na ben llogje kur sja kemi ngene,politikan pa vlere.. ba…………

  • Lulzim Basha duhet te hape krahun! Nese Eduart Selami drejton Partine Demokratike, shume shpejt demokratet kthehen ne pushtet. Ndryshe, ta shohin qeverine me dylbi anetaret e PD.

  • Selam je plakur para kohe,,,Te pyesin cilat jane problemet e PDse dhe ti thua ato qe ka populli.Ore I matufepsur,,,problemet qe ka si parti. Po ti se thua dot se je frikacak.Gjat pergjigjeve rrotullohesh si tel I but po nuk jep dot pergjigje pse humbi PD 2 here radhazi se ke frik te flasesh para se ta thote Berisha. Jo vetem anetaret e PDse po edhe ne te tjeret pritem shume me kthimin tende sidomos kur kujtonim nxjerjen tende prej zhelesh nga tribuna e Pdse,,,po ce do dole kalli bosh dhe I lodhur para kohe,.

  • Eduart Selami!
    Nuk pret koha.
    Duhet te vish ne krye te partise tone, ndryshe me Lulin qe kemi do na shkelin gjith jeten me kembe keta morrat e kuq qe jane ne pushtet, kelyshat e komunizmit.

  • Kete aset te rralle te politikes Zeri I amerikes duhet ta kishte mbajtur ne stafin e vetPor duhet ta pyeste se me c’lloj biznesi u muarr ne amerike qe beri pasuri 14 milione dollare!

    • LOL, ama ne Car wash apo taksixhi e katandisi Saliu, Selamin ket yll ne ngjitje….

      ka pasur shume akuza se LulUSHKA PO VEPRON SI DIKTATOR doli Selami dhe na e krition gjasme, se jemi ne demokraci….
      Pas Selamit fshihet Saliu, se po te ishte trim ky nuk ikte ne amerike ose te linte car wash-in…

  • Selami si duket ka ndermend ti ik perseri ne amerike perderisa filloi kritikat. Se heren e pare ashtu beri u kap me salen dhe pastaj iku fare. Edhe tani po e njeta gje.Me nje rroge deputeti nuk jetohet me mire se ne amerike

  • EdSelami duhet ta thoje shkoqur problemin e ka PD-ja,ajo eshte e uzurpuar nga klanet komuniste dhe kane bere gjemen,mendo pak Cim Peken dhe vellain e tij Avenirin qe e kane kthyer ne nje pazar te piset emerimin e kandidaturve,ju kundervune me te gjitha poshtersite e tyre drejtuesve te PD dhe strukturave ne Has duke e nxjerre dajen e tyne Elez Macin kandidat dhe perfundimi humbje,pikesepsri Lul Basha eshte e paafte dhe i marrur peng nga keto klane ndaj dhe duhet te largohet e po nuk u pastrua PD nga keto morra te kuq asnjehere nuk vjen ne pushtet,jane futur deri ne kryesi te PD pedofila dhe hajdute,enveriste te tmerrshem,pra e ka marre ferra uraten,nuk fitohet meCim pordhen nje enverist dhe nipi i Magjun Pekes tere jeten ambasador ienverit e tani ka ardhur ne PD e na jep leksione demokracie,ky eshte turpi me i madh i Sali Bishes dhe Lulzim Bashes,Berisha merret me fb,a thua se nuk e njohin shqiptaret kete fare mut burri qe ishte deri dje ne pushtet dhe beri hatane,pikerisht keo maskarenj nuk e lejne te perparoje partine demokratike,dhe asht shume e veshtire me ardhe ne pushtet,nuk vihet ne pushtet me Avenir Peken dhe Cim pordhen dy hajna qe nuk kane lene gje pa vjedhur gjate tete viteve,keto flliqsina duhet te largohen qe te pastrohet vendi nga keto hale.

  • *****Po ky klyshi I mbrturinave te klasave zhfrytzuese me nofken “demokrati” , kjo shushunje e piste, na paska frike nga klyshet e komunist !..,ky hajdut I klasave te permbysura te bejlerve Agallarve te bajraktarve,te cubave injorant te maleve,te kulakve ,keto shushunja qe kan pire vazhdimisht gjakun e popullit dhe po kerkojne edhe sot keto mbeturina te ringjallen perseri te vdekurin me E.Selamin ky deshtak ordiner ka goje te kritikoje dhe REFORMAT e mdha te sukseseshme te Qeverise se E.Rames !..Ky Selami iku ne Amerike nuk pa hajre se eshte dembel ,atje duhet pune jo llafe si ketu ne parlament shqiptar qe merre nje rroge 1500$ ne muaj. Siq e shihne po e ha qyle ,gjeti streh tek P.D-ja e S.Berishes,nje parti qe sot eshte kthyer ne pengese per shqiptaret jane kthyer ne grupe hajdutesh ordiner .Te gjithe jane per ndjekje penale po te funksionoje shteti.

  • Selemi?
    Nje pallto e reeckosur, qe s’ben as per te fshire kembet
    Uf!
    Ke marrin ne interviste dhe hejde lexoje te tere deri ne fund po qe I zoti.

  • LUL SMERLAPI ESHTE POLITIKANI KRYEBASHKIAKU ME I DESHTUAR QYSH NE KOHEN E AHMET FASHIST TRADHTARIR
    VRASES
    HAJDUT
    KRIMINEL
    TRADHTAR
    SMERLAP
    PUSHT
    I DEGJENERUAR
    I PASHPRESE
    ANTI SHQIPTAR

  • EDI ,JE DUKE I BERE SELAM LULUSHES.MERRE EDHE ATE NE AMERIKE QE TE FILLONI BASHKE BIZNESIN E MAKINAVE POR KUJDES SE ME NDIHMEN E GITES TA MERR NE KETHESE. MOS U BEJ BUDALLA TI MARRESH VENDIN SEPSE IKEN PARA KOHE NE “AMERIKE”.

  • Selam o Selam,je i shtrydhur si limoni ,tani nuk te ka mbetur gje tjetër vetem te tallavitesh sa te dalesh ne pension,.Për mendjen tende nuk ka me nevoje askush,e rri urte se Saliu eshte ende gjallë,,A po nuk te besohet,,,,,?

  • Shumë interesant konstatimi juaj- i thote gazetari Selamit,sikur zbuloj ndonje gje qe nuk dihet.Filma te neveritshem gazetareks.

  • Eduard Selami Rrot k..i komplet.Nga koka te kemba.I pa afte.Nga politikan u be shites makinash,u mbyt ne borxhe,u kthy prap,u be prap politikan dhe deputet me ane te byth-lepirjes te Sales.Tani mban leksione feminore se si duhet te jete Shqiperia.Idioti.

  • Por kur dimer del behari
    S`ka si zjarri.
    Rri or Selam,se do gjunje bota kapitaliste! E provove i Ri dhe nuk ja dole,Rri ne kete boten Parazitiste te Albanistanit,se vetem ketu bejne para ca si ty,si Lul Basha,si Zeni.As Rrockfeleri nuk aq pasuri sa Zeni Lirise.

  • Kush eshte ky Ed Selami – pyes nje shok. Eshte dhjetorist dhe nga firmetaret e PD – me tha. Por shoqja e tij qe u afrua me sqaroi me mire. Eshte qeraxhiu i Ilva Tares – tha duke qeshur. Eheee, tani e kuptova – i thashe.

  • Selami atë ka në dorë; të flasë.Pse disa e kritikojnë për një gjë të tillë?Sigurisht nuk iu pëlqen, sepse ai kritikon të gjithë klasën politike.A nuk është vërtet Shqipëria REPUBLIKA E PARTIVE?Pa mendohuni pak…Cilat administrata, në cilin vend europian, shkojnë bythekrye në rrëpirë prej dufit të partive?Edhe vendimet e gjykatave për kthime në punë apo kompensim pagash, a nuk shkojnë në përrua prej DUFIT të partive?Pa mendohuni pak, kush e han përsheshin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *